Kosova

Hoxhaj takon Edi Ramën, vendoset data e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj sot ka qëndruar në Tiranë.

Gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, u vendos që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet në qytetin e Vlorës më 24 prill, raporton Telegrafi.

Sipas ministrit Hoxhaj në mesin e shumë temave që u diskutuan ishte edhe vendimi I kësaj mbledhjeje.

“Një temë e diskutimit dhe ndër më të rëndësishmet ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive që kësaj radhe do të mbahet në Vlorë. Kemi një lajm të mirë që do ta ndajmë me ju që mbledhja e përbashkët do të mbahet më 24 prill”, ka thënë Hoxhaj menjëherë pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Ministri Hoxhaj pati një takim me kreun e Kuvendit , Ilir Meta, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimeve të fundit në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button