☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Gianni Infantino dhe FIFA kanë shtypur “butonin e vetëshkatërrimit”. Futbolli anglez pozicionohet sërish kundër qëndrimeve të federatës ndërkombëtare të topit, këtë herë nëpërmjet numrit 1 të Premier League, Richard Masters.

Për “BBC” ai ka folur kundër projektit, – më pas të braktisur – për të përfshirë privatët në organizimin e Botërorit. “Me atë plan kreu i FIFA-s, Infantino, ka shtypur butonin e vetëshkatërrimit”, – ka theksuar Masters. Kreu i kampionatit anglez për klube, ndër më të fuqishmit në botë, i bashkohet korit të zërave që kërkojnë një reformë në drejtimin e FIFA-s, ndërsa Infantino pretendon rizgjedhjen në 2027-ën.

“Është një problem i krijuar nga FIFA – vazhdon kreu i Premier, është vetëlëndim. Pasojat e atij qëndrimi tani po kushtëzojnë gjetjen e zgjidhjeve. Nuk besoj se FIFA duhet të marrë në konsideratë shitjen e një kuote të Kupës së Botës. Është një organizatë jofitimprurëse. Ishte një ide e keqe dhe Federata angleze ka mbajtur qëndrim korrekt ndaj Infantino-s”.

Në linjë me UEFA-n, britanikët kanë kritikuar administrimin e FIFA-s, duke e konsideruar pak të qartë. “Besoj se një kandidat në krye të një koalicioni emergjent duhet të përfshijë reformimin e FIFA-s në programin e vet, në veçanti sa i takon rolit të presidentit dhe modalitetit të veprimit të këtij roli në situata të tilla”, ka përfunduar Masters.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.