🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.40 ▲3.17%
ARI 4,745 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,938 ▼ -1.36% ETH $2,180 ▼ -3.05% XRP $1.3292 ▼ -4.04% SOL $82.1200 ▼ -2.94%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,745 ▼0.67 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,745 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Hungaria: Burg për azilkërkuesit

Në kuadër të mbrojtjes së kufijve të Europës, Hungaria do t’i propozojë Bashkimit Europian ndalimin automatik të çdo azilkërkuesit për të gjithë periudhën e aplikimit të tyre për azil.

Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, i cili shtoi se zgjedhja e Donald Trump në SHBA po sjell një ndryshim qëndrimi në Europë që justifikon pozicionin e ashpër të kryeministrit Viktor Orban ndaj emigracionit.

Duke kundërshtuar me forcë termin burgosje, Kovacs tha se kushdo që kërkon azil në Hungari do të mbahet në qendra speciale gjatë gjithë periudhës së aplikimit, ndërsa sigurisht janë të lirë që të kthehen në vendin e tyre kur të duan.

“Asnjë migrant, as ata që e kanë bërë kërkesën për azil, nuk do të lejohet të lëvizë lirshëm pa u marrë një vendim për çështjen e tyre. E theksoj, ata nuk do të kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në vend”, deklaroi Kovacs.

Duke paralajmëruar përballjen e ashpër mes Hungarisë dhe BE për këtë çështje, Kovacs tha se rregullat aktuale që mbulojnë procedurën e kërkimit të azilit nuk janë efektive.

“Nëse ruajmë regjimin aktual, nuk kontrollojmë dot kufijtë e Europës”, vijoi Kovacs, duke theksuar se azilkëruesve nuk u duhen ofruar të njëjtat mundësi si qytetarët evropianë.

Sipas tij, shumë azilkërkues që janë regjistruar në Hungari janë larguar nga vendi për shkak se mund të lëvizin lirshëm dhe kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, Britanisë së Madhe apo vendevë të tjera, duke treguar se sistemi nuk funksionon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.