🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,463 ▼ -0.18% ETH $2,002 ▲ +0.37% XRP $1.3399 ▲ +0.07% SOL $82.9000 ▼ -0.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hungaria dhe Kroacia kërkojnë të zgjerojnë tubacionin e naftës në Detin Adriatik

Gergely Gulyas tha se qeveria kishte diskutuar strategjinë e energjisë për vitin 2030 dhe kjo do të përfshinte mundësinë që qendra e përpunimit të naftës e grupit hungarez MOL, të përpunojë më shumë naftë që nuk vjen nga Rusia.

Hungaria, një shtet pa dalje në det në Europën Qendrore, është një nga vendet më të cenuara në rajon ndaj importeve ruse të naftës dhe gazit. Qendra e përpunimit MOL merr naftë bruto përmes tubacionit Druzhba.

Rrjeti Druzhba e ka origjinën në Rusi dhe degëzohet në Bjellorusi dhe në Ukrainë, më pas kalon në disa vende të tjera në Europën Lindore dhe Qendrore, duke përfshirë qendrat e naftës në Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki.

“Ne e dimë se nëse nuk do të vinte naftë bruto nga Rusia, atëherë dërgesat mund të vinin vetëm nëpërmjet detit, në tubacionin e Adriatikut. Por kapaciteti i këtij tubacioni është vetëm 70%-80% e asaj që do të nevojitej”, tha Gulyas në konferencë.

“Pra, ky është një projekt tejet i rëndësishëm, të cilin Hungaria do të dëshironte ta zbatonte së bashku me Kroacinë”, shtoi ai.

Gulyas tha se energjia bërthamore, burimet e rinovueshme, duke përfshirë energjinë diellore dhe zhvillimin e rrjetit kombëtar, do të jenë kyç për strategjinë që qeveria planifikon të financojë duke përdorur fondin e rimëkëmbjes të Bashkimit Europian, pasi të arrihet një marrëveshje për paratë.

Brukseli pezulloi shpërndarjen e fondeve të BE-së për Hungarinë, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi sundimin e ligjit, por Budapesti shpreson t’i zhbllokojë fondet deri në mesin e vitit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.