☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.23 ▼1.36%
ARI 5,017 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,993 ▼ -2.58% ETH $2,329 ▼ -1.53% XRP $1.5194 ▼ -3.17% SOL $94.7200 ▼ -1.08%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.23 ▼1.36 % ARI 5,017 ▲0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.23 ▼1.36 % ARI 5,017 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hungaria me ligj për dëbimin e shpejtë të emigrantëve

Hungaria po planifikon që të miratojë ligjin i cili do të mundësojë burgosjen më të gjatë ose dëbimin e shpejtë të emigrantëve ilegalë, në mënyrë të mos bëhet kamp i emigrantëve ekonomikë.

hungaria-me-ligj-p-euml-r-d-euml-bimin-e-shpejt-euml-t-euml-emigrant-euml-ve_hdNë një deklaratë për radion shtetërore, Koshut, kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se Austria dhe Gjermani, shtete këto që synojnë shumica e emigrantëve, të cilët fillimisht hynë në Hungari, do të ashpërsojnë ligjet e veta në afat prej disa muajsh dhe se emigrantët do të qëndrojnë në Hungari, raporton KTV.

“Nëse deri atëherë s’do të kemi ligje të cilat do të mundësojnë që të vendosim në paraburgim ose dëbojmë emigrantët ilegalë, Hungaria do të bëhet kamp për emigrantët ekonomikë. Këtë duhet shmangur”, ka shtuar Orban.

Hungaria është goditur nga një numër i jashtëzakonshëm i emigrantëve ilegalë të cilët po hynë në vend nga jugu, kryesisht kosovarë nga ku vetëm gjatë muajit janar 10 mijë persona kërkuan azil.

Shumica e kosovarëve parashtrojnë kërkesën për azil për të shmangur dëbimin ose të sigurojnë lirimin, e derisa kërkesat janë ende në proces ata ikin në shtetet perëndimore përmes zonës së pakufizuar të Schengenit.

Antal Rogan, lideri parlamentar i partisë së Orbanit, FIDESZ, paraqiti të premten e shkuar idenë që ata të cilët kërkojnë azil do të duhej që të mbahen në paraburgim, derisa kërkesat e tyre të shqyrtohen, në mënyrë që ata të cilëve kërkesa t’u refuzohet të dëbohen urgjentisht.

Pothuajse të gjithë këta, azilkërkues konsiderohen emigrantë ilegal të cilët nuk ka të drejtë për azil, derisa vetëm Gjermania refuzoi 99 për qind të kërkesave për azil të kërkuar nga kosovarët, vitin e shkuar.

Qysh të enjten, Gjermania njoftoi se do të dërgojë policë në kufi me Hungarinë e Serbisë, vend ky të cilin e kalojnë shumë kosovarë, për të ndihmuar në kontrollimin e valës së emigrantëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.