Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,379 ▲ +1.08% ETH $2,149 ▲ +1.11% XRP $1.4402 ▲ +0.59% SOL $89.6200 ▲ +1.56%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hungaria, zyrë përfaqësimi për tregtinë. Linjë ajrore direkte Budapest Tiranë

Gjatë Ministerialit në Ningbo mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, Ministrja  e Zhvillimit  Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjarto. Gjatë takimit të kërkuar paraprakisht nga pala hungareze, Ministri Szijjarto vuri theksin mbi integrimin evropian të Shqipërisë dhe u zotua për ndihmën e Hungarisë në përshpejtimin e procedurave të aderimit.

Ministri Szijjarto propozoi vënien në dispozicion të një eksperti hungarez, i cili do të ofronte asistencë teknike në fazën paraprake të çeljes së negociatave, për plotësimin e kërkesave  të “Aquis Communautaire” për shatë kapitujt e parë, që kanë lidhje me ekonominë dhe sipërmarrjen.

Ai njoftoi se, në korrik do të çelet në Tiranë një Zyrë Përfaqësimi për tregtinë, e cila do të ketë për qëllim të promovojë bashkëpunimin mes SME-ve shqiptare dhe hungareze.

Në takim, ministri Szijjarto u shpreh se “pala hungareze e konsideron të rëndësishme çeljen e një zyre të tillë, pas tendencës pozitive të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ku vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti ato u rritën me 26%”.

Ministri Szijjarto njoftoi po ashtu se, brenda kësaj vjeshte, kompania ajrore Hungareze Wizzair do të nisë fluturimet direkte midis Tiranës dhe Budapestit. Ministri u shpreh se, Hungaria është e interesuar për të ofruar asistencë teknike në hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete në fushën e menaxhimit të ujërave, nisur nga përvoja e gjatë që Hungaria ka në këtë fushë. Gjithashtu, shprehu fuqimisht interesin e Hungarisë për t’u përfshirë në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Manastirit dhe Elbasanit. Për këtë, Banka hungareze EXIM do të ofronte dhe mbështetje financiare, bankë kjo nën varësinë e institucionit që ai drejton.

Ministrja Ekonomi falënderoi qeverinë e Hungarisë për asistencën e dhënë deri me tani në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, duke shprehur gatishmërinë për të mirëpritur asistencën teknike në çështjet e negocimit. U vlerësua mundësia e një asistence teknike për çështjet e ndihmës shtetërore dhe të mbrojtjes së konsumatorit.

Në takim u theksua  gjithashtu se, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona nuk janë në nivele të larta,  por janë të qëndrueshme,  ndërkohë që ekzistojnë mundësi mjaft të mëdha për zgjerimin e tyre. Shqipëria e sheh me pozitivitet mundësinë e bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e menaxhimit të ujërave dhe e mirëpret atë Për këtë, aktualisht ekziston një mundësi konkrete në Bashkinë e Tiranës, e cila është duke zbatuar një plan për zhvillimin dhe zgjerimin e kryeqytetit.

Një mundësi e mirë bashkëpunimi me Hungarinë mbetet edhe ndërhyrja për përmirësimin dhe ndërtimin e rrjetit bashkëkohor hekurudhor,  apo bashkëpunimi në industrinë e turizëm-hotelerisë dhe përpunimit të produkteve agro-ushqimore, për të cilat Hungaria ka një përvojë të pasur. U ra dakord për mbledhjen, pa vonesë, të komisionit të përbashkët ekonomik, pas caktimit të bashkë-kryetarit të këtij komisioni nga pala shqiptare. Ky komision pritet të adresojë çështjet e listuara më sipër. Në kuadër të bashkëpunimit P2P (People to People), gjatë takimit, pala hungareze njoftoi akordimin e 20 bursave të plota për 20 studentë shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare në Hungari, program ky i cili do të fillojë në shtator 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.