Amerika

I akuzuar për vrasje, lirohet pas 43 vitesh izolim

Albert Woodfox, 68 vjeç, kaloi 43 vjet në izolim në Shtetet e Bashkuara. Tani, pas një beteje të gjatë, në krye të të cilës u vendos Amnesty International, Woodfox më në fund ka fituar lirinë.

Ai ishte i vetmi që kishte mbetur në burg nga e ashtequajtura “Treshja e Angoles”, dhe qe dënuar për vrasjen e gardianit Brent Miller në 1972-shin gjatë një revolte në institucionin displinor me të njëjtin emër të Luizjanes.

Woodfox ka këmbëngulur gjithmonë se nuk kishte pasur gisht në vrasjen e Miller-it. Një gjykatë apeli më në fund e përmbysi dënimin e 68-vjeçarit duke i dhënë lirinë e duke e shpëtuar nga çdo procedim tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button