Bota
I ftohtë siberian në New York, Manhattani mbulohet me akull
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/02/114930147-33cffad3-ee87-4918-9009-59ae1e02f14f.jpg)
Ofron një spektakël të pazakontë Manhattani i mbuluar me akull. Shkak i kësaj dukurie është i ftohti siberian, që ka goditur SHBA-në, ku temperaturat në New York kanë arritur deri në -20 gradë celsius.
Në Hudson River, lumi përgjatë Manhatanit, u vu në punë anija që shkatërron akullin, e rojeve bregdetare.
Mijëra njerëz janë bllokuar në stacionet hekurudhore të Grand Central në Manhattan. Pavarësisht problemeve që ka sjellë kjo situatë e ftohtë, pamjet mbeten spektakolare. Fotografi Spencer Patt i ka realizuar ato për Getty Images.