Sporti
I morën barazimin Çekisë, Rama: Krenar për Shqipërinë! Kombëtare që jep shpirtin në fushë dhe frymëzon
September 8, 2023
0 Less than a minute
Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për Shqipërinë pas barazimit të arritur në Pragë me Çekinë.
Duke falenderuar trajnerin Sylvinho dhe teknikët për mbështetjen e ofruar kuqezinjve, Rama e konsideroi Kombëtaren tonë një skuadër që jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.
Një falenderim kryeministri e ka pasur edhe për publikun kuqezi, duke e konsideruar atë lojtarin e 12-të në fushë.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË
Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj. Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho e ndihmësve të tij.
Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari i 12-të i Kombëtares”- shkruan Rama, duke thirrur “Forca Shqipëri, vetëm përpara”.