🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.42 ▲3.2%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,538 ▲ +0.45% ETH $2,327 ▼ -0.67% XRP $1.5329 ▲ +0.35% SOL $94.8900 ▼ -0.98%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.42 ▲3.2 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.42 ▲3.2 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

ICK: E drejta e privatësisë garantohet me Kushtetutë

ick-e-drejta-e-privat-euml-sis-euml-garantohet-me-kushtetut-euml_hdInnovation Centre Kosovo thekson se ndonëse projekt-ligji për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në dhjetor 2014, nuk u miratua nga Komisioni Parlamentar, komuniteti dhe shoqëria kosovare duhet të angazhohen në dhënien e rekomandimeve për përmirësime konkrete, në mënyrë që projekt-ligji tjetër të mos cenojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

Në vazhdën e shumë aktiviteteve që janë duke u mbajtur nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, më 3 shkurt 2015, duke filluar prej orës 18:00, në Innovation Centre Kosovo (ICK) do të mbahet diskutim i hapur me temën “Përgjimet e Komunikimeve Elektronike”.

Panelistë të ftuar në këtë diskutim janë Ilir Deda, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të prezantojë arsyet e mospranimit të projekt-ligjit nga Komisioni Parlamentar, Visar Rushiti nga Instituti GAP, për prezantimin e analizës “Neglizhimi i Privatësisë – Kontrolli i përgjimit të komunikimeve elektronike në Kosovë”, Arianit Dobroshi nga FLOSSK për “Si bie ndesh projekt-ligji me kuadrin ligjor të BE-së” si dhe z. Besim Ilazi, i cili do të prezantojë reagimet e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit (STIKK).

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit bëjnë përgjimin e telekomunikimeve me qëllim të hetimit të veprave penale, ndërsa shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë përgjojnë pajisjet e telekomunikimit për qëllime të inteligjencës që justifikohen në kuadër të sigurisë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.