☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.51 ▲1.11%
ARI 4,702 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,134 ▲ +1.92% ETH $2,095 ▲ +2.91% XRP $1.3372 ▲ +0.53% SOL $82.6900 ▼ -0.33%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.51 ▲1.11 % ARI 4,702 ▲0.5 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.51 ▲1.11 % ARI 4,702 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Idrizi: Krizën ta zgjidhim vetë, pa pritur të huajt

Shpëtim Idrizi ofron një tjetër zgjidhje për t’i dhënë fund ngërçit politik në vend dhe kjo, thotë ai, do të jetë oferta e fundit e PDIU-së.

“Ne kemi propozuar një pakt kombëtar, të dakordësuar nga të gjithë forcat politike. I kërkuam edhe Presidentit të thërrasë një tryezë mes të gjitha partive, që të ishim sa më racional. Është vetëm çështje vullneti. Unë sot e kam një propozim, që do të jetë i fundit i PDIU-së. Sot propozoj që të hënën të mblidhen të gjitha forumet e grave të të gjitha partive, PD, PS, PDIU etj. e t’ja lëmë atyre në dorë se ato do e gjejnë me siguri një zgjidhje. Jam i bindur që këto paqartësi në këtë krizë, veç gruaja mund t’ja japi një zgjidhje”, u shpreh Idrizi.

Në prag të vizitës së negociatorit gjerman të martën në Tiranë, Davic McCallister, aleati i Ramës në qeveri u shpreh skeptik për një zgjidhje të mundshme nga ndërkombëtarët, kur theksoi se jo gjithnjë zgjidhja duhet të vijë nga jashtë.

“Para se të presim që të vijnë të huajt nga jashtë, unë nuk e imagjinoj dot se përse krizat duhet të vijnë të na i zgjidhin të huajt, siç ndodhi në ’97 apo siç ndodhi para 4 vitesh nga krokodili. Nuk e dimë cila kafshë do na e gjejë zgjidhjen tani. Ne nuk po zihemi për mustaqet e Çelos, se mua kështu më duken të gjitha çështjet e ngritura tani”, shtoi Idrizi.

Deklaratat, Shpëtim Idrizi i bëri gjatë një takimi me Konventën e Gruas së PDIU-së, ku premtoi edhe barazi gjinore në listat e kandidatëve për zgjedhjet e qershorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.