☁️
Tiranë 15°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.73 ▼1.08%
ARI 4,191 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $82,080 ▼ -2.21% ETH $2,451 ▼ -3.71% XRP $1.3461 ▼ -4.44% SOL $104.5300 ▼ -6.48%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.73 ▼1.08 % ARI 4,191 ▲0 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.73 ▼1.08 % ARI 4,191 ▲0 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

Pentagoni refuzon të rikonfirmojë mbrojtjen kolektive të NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth refuzoi të rikonfirmonte angazhimin e SHBA-së ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s, duke thënë se ky vendim i takonte presidentit Donald Trump – pasi aleatët evropianë nuk kishin mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër Iranit, sipas “Reuters”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp sot në Pentagon.

Duhet patur parasysh se mbrojtja kolektive qëndron në zemër të aleancës së NATO-s, e cila u formua në vitin 1949 me qëllimin kryesor për të kundërshtuar rrezikun e sulmit sovjetik në territorin aleat.

Çdo sinjal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se mund të mos jenë të gatshme të mbrojnë aleatët e NATO-s në rast sulmi nga Rusia ose një kundërshtar tjetër mund ta dobësonte rëndë aleancën – edhe nëse Trump zgjedh të mos tërhiqet plotësisht prej saj, diçka që mund të kërkojë pëlqimin e Kongresit.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se deklarata të tilla mund ta inkurajojnë gjithashtu Rusinë të testojë gatishmërinë e anëtarëve të NATO-s për të zbatuar Nenin 5 të aleancës, i cili thotë se një sulm i armatosur kundër një shteti anëtar është një sulm ndaj të gjithëve.

I pyetur nëse SHBA-ja është ende e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s, Hegseth tha: “Përsa i përket NATO-s, ky është një vendim që do t’i lihet presidentit Trump”.

Hegseth, më pas iu referua deklarateve të fundit të Trump në mediet sociale, ku ai kritikonte Francën sepse nuk lejoi që avionët ushtarakë amerikanë të furnizimit – të cilët po shkonin drejt Izraelit të fluturonin mbi terrtorin e saj – dhe gjithashtu kritikoi Britaninë e Madhe sepse nuk iu bashkua SHBA-së dhe Izraelit në nisjen e një lufte kundër Iranit.

Trump tha të premten se SHBA-ja “nuk ka pse të jetë atje për NATO-n”.

“Nuk ka shumë aleancë nëse vendet nuk janë të gatshme të të mbështesin kur ke nevojë për to. Ai thjesht po e thekson këtë dhe, në fund të fundit, do të jetë vendimi i tij se si do të ndodh”, tha Hegseth. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.