☁️
Tiranë 15°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,797 ▲ +1.5% ETH $2,235 ▲ +2.19% XRP $1.3468 ▲ +0.53% SOL $84.2700 ▲ +1.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Idrizi shkon i vetëm nën ‘çadrën’ e Bashës, 3 deputetët e PDIU vijojnë në koalicion me PS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDIU-së është bojkotuar dje nga tre deputetët që kanë fituar mandatin me siglën e kësaj partie. Deputetja e Dibrës, Reme Lala dhe dy deputetët e Elbasanit, Elena Xhina dhe Dritan Bici nuk ishin dje bashkë me anëtarësinë e PDIU-së ku u vendos mandatimi i kryetarit Shpëtim Idrizi për të nisur negociatat për koalicionin e ri me partitë e opozitës.

Ndërkohë, që dje, tre deputetët, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici iu bashkuan deputetëve të Partisë Socialiste në punimet e Kuvendit. Deputetët e PDIU-së disa herë kanë deklaruar se do t’i bashkohen Partisë Socialiste. Deputetja e Dibrës Reme Lala këtë qëndrim e deklaroi publikisht në muajin qershor, teksa tha se do të bashkohej me më të mirët dhe ata janë në Partinë Socialiste.

“Në këtë vit të parë për mua si deputete kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj siç duken nga televizori. As unë nuk jam më e mira, por më të mira kam parë disa në partinë tuaj. Sot në sy të dibranëve dhe tuajin po ju them se dua të bashkohem me më të mirat dhe më të mirën, Partinë Socialiste, që nuk është më e mira, por më të mirë vërtet nuk kemi parë. Mendoj se ju duhet të premtoni sot të paktën edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi. Kështu, dibranët e Peshkopisë dhe më lart do të shijojnë tamam Rrugën e Arbrit”, ka thënë Lala. Deputetja e Dibrës tha se qëndrimin për t’iu bashkuar PS-së do e përkrahin dhe dy deputetët, Elena Xhina dhe Dritan Bici. /panorama/ ma.me

Elena Xhina dhe Reme Lala
Elena Xhina dhe Reme Lala

Dritan-Bici

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.