IEA: Kriza energjetike nga lufta në Iran më e rëndë nga sa pritej
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, ka paralajmëruar se përmasat e krizës energjetike të shkaktuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit nuk janë kuptuar ende plotësisht nga liderët botërorë.
Në një deklaratë për gazetarët në Australi, Birol tha se vendimmarrësit globalë nuk e kanë vlerësuar sa duhet thellësinë e situatës, duke theksuar se kjo ishte arsyeja pse ai vendosi të flasë publikisht pas disa javësh heshtjeje.
Sipas tij, tregjet globale po humbasin çdo ditë më shumë naftë sesa gjatë dy krizave të mëdha të viteve 1970 të marra së bashku.
Ndërkohë, humbjet në gaz natyror janë pothuajse dyfish më të mëdha krahasuar me pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.
“Kriza aktuale tashmë barazohet me ‘dy kriza nafte dhe një kolaps gazi’, duke sinjalizuar një tronditje të paprecedentë për tregjet energjetike globale”, theksoi Birol.
Ai kritikoi gjithashtu Gjermaninë për vendimin për të hequr dorë nga energjia bërthamore pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011, duke e cilësuar këtë si një gabim strategjik që, sipas tij, ka përkeqësuar situatën aktuale energjetike. /Ad.Ab./



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.