☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.13 ▼2.47%
ARI 4,304 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,496 ▼ -0.7% ETH $1,751 ▼ -0.83% XRP $1.1805 ▼ -1.4% SOL $72.0200 ▼ -0.46%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.13 ▼2.47 % ARI 4,304 ▼1.78 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.13 ▼2.47 % ARI 4,304 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Sporti

Laçi: E dimë sa e vështirë do të jetë ndaj Polonisë, duhet të japim gjithçka nga vetja

Qazim Laçi doli sot në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares kuqezi për ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë. Në prag të kësaj transferte delikate “play off”-i, por shumë vendimtare për ta ëndërruar ende kualifikimin në Botërorin 2026, mesfushori ynë kuqezi u shpreh para gazetarëve:

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse polakët kanë lojtarë me cilësi. Ne do luajmë kryesisht në mesfushë, do mundohemi ta stabilizojmë lojën. Nuk do të na mungojë motivimi maksimal, e dimë që është tek ndeshje. Po flasim për një ndeshje kualifikimi në Botëror, të dyja e meritojmë, detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Trajneri do të na tregojë më shumë gjëra se si do të futemi në lojë, ndeshja mund të shkojë edhe më shumë se 90 minuta, por ne duam ta mbarojmë sa më shpejt.

Luajmë jashtë fushës sonë, do të kemi më pak tifozë në tribuna, por shqiptarët do të na ndjekin në gjithë botën. Nga ky fakt do të motivohemi, e kemi pasur ëndërr ta shohim Shqipërinë tonë në Botëror, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Nuk kemi përpara ndeshje të lehtë, por Poloninë, ndaj së cilës duam të bëjmë më të mirën. Kemi punuar dhe sakrifikuar shumë vitet e fundit, besoj se e meritojmë avancimin më tej.

Nuk kam ndonjë lojtar të preferuar si partner në mesfushë. Me çdo lojtar ndjehem mirë, nuk ka ndonjë me të cilin s’dua të luaj. Kemi shumë vite që jemi bashkë, më njohin dhe i njoh mire të gjithë.

A do ta ndërroja golin e Europianit me një gol që do të na çonte në Botëror. Sigurisht që po. Është goli më i bukur që kam shënuar deri tani, por shkuarja në Botëror nuk ka të krahasuar me asgjë. E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, sepse polakët kanë cilësi. Po i analizojmë, por do të fokusohemi te ndeshja jonë. Stadiumi do të jetë plot me tifozë, të bëjmë krenar veten dhe popullin shqiptar”.

The post Laçi: E dimë sa e vështirë do të jetë ndaj Polonisë, duhet të japim gjithçka nga vetja appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.