Politika

Ilir Meta pret ministrin e Jashtëm kosovar

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimeve të fundit në rajon.

Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe theksoi se Kuvendi mbështet punën e përbashkët të dy Qeverive respektive në funksion të përmirësimit të cilësisë së partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe në veçanti të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së përfaqësimit të Kosovës në platformat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në forumet ndër parlamentare. Z. Hoxhaj vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

Meta nënvizoi se Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj të gjithanshëm në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe në shërbim të konsolidimit të perspektivës euro-atlantike të vendit fqinj.

Në përfundim, Meta dhe Hoxhaj diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen e përbashkët se forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera fqinje si dhe axhendës euro-atlantike të tërë rajonit të Ballkanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button