☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.69 ▲1.76%
ARI 4,536 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,804 ▲ +0.63% ETH $2,035 ▲ +2.06% XRP $1.3298 ▲ +0.79% SOL $82.8900 ▲ +1.46%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.69 ▲1.76 % ARI 4,536 ▼0.47 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.69 ▲1.76 % ARI 4,536 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Importi për tetorin: OSHEE dhe KESH 11.6 milionë euro energji, rezervohen për nëntor-dhjetor mbi 12 milionë euro të tjera

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kanë mbyllur procedurat e prokurimit për energjinë e muajit tetor. Në ndryshim nga hera e kaluar të paktën për OSHEE negociatat nuk kanë vijuar deri në raundin e pestë por janë mbyllur në të tretin duke siguruar edhe një pjesë energjie për muajt nëntor dhe dhjetor.

OSHEE ble 6 milionë euro

Për muajin tetor janë bërë në total 119 040 MW energji me një vlerë pak më shumë se 6 milionë euro. Të paktën dy oferta janë shpallur fituese. E para në profil (BAND (00:00 – 24:00) (24 ore) me një sasi 89,280 MWh me çmim mesatar 49.1Eu/MWh dhe  në vlerë 4,383,648 Euro.

E dyta në profil (PEAK (06:00 – 22:00) (16 orë) në një sasi 29,760 MWh me çmim mesatar

57.62Eu/MWh në vlere 1,714,672.00 Euro.

Përveç tetorit OSHEE ka shpallur paraprakisht ofertat fituese dhe për lotët e tjera që lidhen me furnizimin e pjesshëm në nëntor dhe dhjetor por që sërish kjo ka të bëjë me rezervim të sasisë dhe më vonë në 23 tetor do të bëhet konfirmimi i radhës.

Për muajin Nëntor paraprakisht janë kualifikuar ofertat e subjekteve: “GSA shpk”; “NOA Energy Trade” dhe “AYEN Energy Trading” respektivisht në vlerë rreth 4 milionë euro dhe me një sasi 72 mijë MW.

Për muajin dhjetor ofertat e përzgjedhura janë të subjekteve: “HSE”; “AXPO”; “GSA shpk”; “GEN-I Tirana”; “NOA Energy Trade” dhe “AYEN Energy Trading” për një sasi 93 670 MË dhe një vlerë në 8.38 milionë euro. Kjo sasi energjie gjithsesi mbetet për t’u konfirmuar në datë 23 nëntor.

KESH importon 5.6 milionë euro

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të sigurojë 111 750 MW energji për muajin tetor me një vlerë 5.6 milionë euro dhe me çmim mestar për megavat në 50.85 euro. KESH siguroi këtë sasi nga paratë e kredisë me Bankën Botërore duke vijuar me transhin e dytë pas sasisë së importuar edhe në shtator. Ende nuk është bërë me dije nëse Korporata do të vijojë të importojë edhe për muajt në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.