Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni në Ferma Vip? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…
Mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj të hënë pati një përplasje gjatë spektaklit. Shkak u bë një debat i Jonidës me Malborën dhe ndërhyrja e Sonit, bëri që mes këngëtareve të kishte replika të forta.
Këtë të premte, vajzat u përballën me njëra-tjetrën, duke mohuar kategorikisht që mes tyre ka inate të vjetra apo përplasje të mëparshme. Por edhe sot, mes këngëtareve, tensionet kanë qenë sërish të larta.
Pjesë nga diskutimi:
Jonida: Kemi qenë të qarta në qasje. Nuk kemi pasur mundësi të flasim me njëra tjetrën. Ti gjitha i kam thënë si i kam menduar. Për mua ishte zhgënjyese. Unë nuk do e bëja po të isha në vendin e saj. Për respekt të kohës që kemi kaluar bashkë. Eshtë e turpshme. Ishte një situatë që nuk duhet të ndodhte
Soni: Nuk kam asnjë gjë. Kur kam marrë vesh që do jetë Jonida jam gëzuar. I vetmi reagim i imi është me talljen që i është bërë Malborës nga Jonida dhe Sara. Malbora ka një nënë artiste dhe ajo ka një formim si grua dhe shumë e artikuluar. Gjatë prime të kaluar ishte përplasje Malbora-Jonida pastaj kur ti Arbana më kërkove mendim, u shqetësova nga tallja që po i bëhej Malborës. Unë do reagoja edhe po të ishte anasjelltas. Nuk ka konflikt të fshehtë, thjesht ishte reagim për situatën. Ty duhet të të vijë turp nga vetja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.