☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,737 ▲0.19%
DOW 52,514 ▲0.26%
NASDAQ 26,477 ▼0%
NAFTA 102.83 ▲2.93%
ARI 4,052 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.24% ETH $2,347 ▼ -0.14% XRP $1.3209 ▲ +0.07% SOL $101.7800 ▲ +0.71%
S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,514 ▲0.26 % NASDAQ 26,477 ▼0 % NAFTA 102.83 ▲2.93 % ARI 4,052 ▼0.56 % S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,514 ▲0.26 % NASDAQ 26,477 ▼0 % NAFTA 102.83 ▲2.93 % ARI 4,052 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Inceneratori i Tiranës i kalon në administrim AAPSK, Baçi: Bashkitë të zbatojnë detyrimet

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme ka marrë në administrim pronat e zotëruara nga shoqëria “Integrated Energy BV SPV”.

Administratori Arjan Baçi, në një komunikim për mediet nga impianti i trajtimit të mbetjeve të Tiranës, u shpreh se, “gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që është në varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe administrator jam zgjedhur”.

“Puna po vazhdon normalisht. Po ndiqen të gjitha kontratat që janë lidhur dhe po shihen të gjitha detyrimet e prapambetura që kompani të ndryshme kanë tek kjo shoqëri, me qëllim që të bëhet i mundur vazhdimi i ecurisë dhe trajtimin e mbetjeve urbane të qarkut të Tiranës”, tha ai.

“Një problematikë që pamë nga situata që shikojmë aty dhe nga informacionet e shpejta që kemi marrë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë akoma debitorë tek kjo shoqëri. Po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet. Por kemi filluar t’i kontaktojmë dhe t’i dërgojmë shkresat përkatëse për t’i vënë para përgjegjësisë që kemi një kontratë të lidhur , e cila duhe ttë zbatohet. Moszbatimi i kësaj kontrate do të sillte një kaos në menaxhimin e të gjithë mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.