☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.07 ▲0.68%
ARI 4,730 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,071 ▲ +0.97% ETH $2,102 ▲ +2.74% XRP $1.3403 ▲ +0.78% SOL $83.0000 ▼ -0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Incident në Dropull, hapet memoriali dhe nxirren eshtrat e tre ushtarëve grekë, ç’ndodhi një ditë më parë në fshat

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, në fshatin Vollinë, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin. Bëhet e ditur se janë nxjerrë eshtrat e tre ushtarëve grekë. Memoriali apo varreza, e cila është ndërtuar pas luftës italo-greke, ka qenë gjithmonë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit, ndërsa është gjetur e hapur nga kryetari i fshatit dhe  dy persona të tjerë.

Ditët e  fundit ne fshat janë paraqitur disa persona, të cilët janë prezantuar si anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Kërkimit të Eshtrave dhe kanë kërkuar marrjen e eshtrave të tre ushtarëve.

Kërkesa e tyre ka hasur në refuzimin e banorëve të fshatit, të cilët janë kujdesur përgjatë viteve për memorialin e vendosur brenda kishës së fshatit. Pas refuzimit, paraditen e të premtes së 23 korrikut, banorët kanë gjetur memorialin të hapur dhe kanë vënë re mungesën e eshtrave.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.