☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,724 ▲ +0.29% ETH $2,152 ▲ +0.69% XRP $1.4491 ▼ -0.43% SOL $90.0900 ▲ +1.01%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Incidenti greko-turk në Egje, Kotzias: Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore

Në një intervistë televizive për televizionin ALPHA, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i pyetur për incidentin e fundit pranë ishullit Imia, kur një anije ushtarake greke është përplasur nga një anije turke, ka deklaruar se nëse do të ndodhë përsëri një provokim i ngjashëm nga pala turke, pala greke nuk do të sillet më në mënyrë paqësore.
Nuk duhet të ndodhë më, ka thënë ai, duke shtuar se ishujt Imia janë greke dhe se Greqia nuk është as Siria dhe as Iraku, por një shtet me mbrojtje të zhvilluar, me sisteme moderne, me aleatë të mirë dhe me një diplomaci të lartë.

“Turqia është nevrike në këto momente, pasi shikon se Athina po mbyll frontet e hapura që ka me fqinjët: Zona Ekonomike Ekskluzive me Shqipërinë, çështjen e emrit me Shkupin, ndërsa ajo nuk po shkon mirë në Siri, në Irak fronti është i hapur, me Armeninë kufijtë i ka të mbyllura, ndërsa edhe me Qipron sillet si kauboj për shkak se në Zona Ekonomike Ekskluzive të Qipros janë gjetur rezerva të mëdha gazi natyror”, tha kreu i diplomacisë greke.

1 Koment

  • Afrim Preshevai 16 February 2018, 13:59

    Kotcias ruaju mos po e frigon ariun me shosha themi ne nga ana e Presheves...si po zgjidh ceshtjet e hapura me Shqiperin e mjere e me Maqedonin para kolapsit mendon se edhe me turkun do te luash me te njejtin top..por e mbane ti mend mire 1973 apo jo.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.