Bota

Indi-Kinë nënshkruajnë marrëveshje 22 miliardë dollarëshe

India dhe Kina kanë firmosur një seri marrëveshjesh bashkëpunimi ekonomik me vlerë 22 miliardë dollarë, gjatë vizitës së kryeministrit indian Modi në Shangai.

Marrëveshjet mbulojnë një rreze të gjerë industrish, përfshirë këtu atë të energjisë së rinovueshme, sektorin financiar dhe portet. “Le të punojmë për interesin tonë të përbashkët. Tani India është e gatshme për biznes”, deklaroi Modi.

Ditën e premte, marrëveshje të tjera me vlerë 10 miliardë dollarë u nënshkruan mes dy palëve, të cilat përfshijnë hekurudhat, arsimin dhe kërkimet shkencore.

Zoti Modi zhvilloi takime me homologun kinez Li Keqiang dhe të dyja palët ranë dakord për të gjetur një “zgjidhje të drejtë” të kontestit të tyre kufitar.

Kina refuzon marrëveshjen kufitare të vitit 1914, të nënshkruar atëherë nga autoritetet koloniale britanike me Tibetin, duke caktuar një vijë kufitare de-fakto.

Të dyja palët pretendojnë pjesë të ndryshme të territoreve, përfshirë zonën e administruar nga indianët, e njohur si Zangnan, ose Tibeti i Jugut në Kinë, që konsiderohet pjesë e shtetit Arunaçal Pradesh në Indi.

Në një konferencë për shtyp, zoti Modi deklaroi se bashkë me kryeministrin Li kishin rënë dakord për të studiuar një “zgjidhje të drejtë, të arsyeshme dhe të pranueshme nga të dyja palët” për këtë çështje.

Ndërsa Li, nga ana e tij tha se, dy vendet kanë zgjuarsinë e duhur politike për të menaxhuar dhe për të vënë nën kontroll qëndrimet e ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button