☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.48 ▲1.09%
ARI 4,723 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,188 ▲ +2.1% ETH $2,096 ▲ +3.05% XRP $1.3355 ▲ +0.48% SOL $82.7400 ▼ -0.18%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.48 ▲1.09 % ARI 4,723 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Informalitetit, falen 23.768 miliardë lekë detyrime të prapambetura

Mbi 28 mijë biznese u verifikuan në terren në 13 javët e aksionit kundër informalitetit nga strukturat e hetimit tatimor, ku 18.7% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe u regjistruan afërsisht 5 585 subjekte të reja.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë 13 javëve të aksionit mbi 1 mijë punonjës dhe janë mbyllur 573 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera, ndër të cilat, mos lëshimi i kuponit për herë të dytë.

Gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 3 701 dhe vlera është 3.1 miliardë lekë.

Më shumë se 42 458 tatimpagues kanë përfituar nga procesi i fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 dhe për ata tatimpagues që kanë paguar principalin.

Si rezultat i këtij procesi, shuma e detyrimit të falur është 23.768 miliardë lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën e 3,608 miliardë lekëve.

Për 13 javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 19,887 kontrolleve (kontrolle nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren). Kontrollet nga zyra përbejnë 72.3% të totalit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.