☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,118 ▲ +0.3% ETH $2,287 ▲ +1.98% XRP $1.3561 ▲ +0.02% SOL $85.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Inspektori i BSH, miratohet në Kuvend procedura për zëvendësimin e Elivar Golemit

Deputetët e mazhorancës miratuan në Kuvend projektvendimin për procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë kështu zgjedhjes së pasueses së Elivar Golemit, e akuzuar për skandalin e vjedhjes së Thesarit.

 KuvendDy ditë më parë ky projektvendim u miratua në Komisionin e Ekonomisë dhe tashmë pritet të pasohet me zyrtarizimin e kandidatëve për këtë post. Mazhoranca ka miratuar pak javë më parë edhe projektvendimin për procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e axhendës së sotme të Kuvendit ishte edhe Interpelanca me Kryeministrin Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule, lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit.

KUVEND, BETOHET DEPUTETJA E RE MIRA SHEHU

Betohet në Kuvend deputetja e re e Partisë Socialiste, Mira Shehu, e cila do të zërë vendin e Luiza Xhuvanit, e dorëhequr pak javë më parë pas masakrës në një lokal nate në Tiranë, ku autor dyshohet djali i saj Kostandin Xhuvani.

në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit mandati i dhënë nga KQZ për deputeten Shehu është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Më pas, deputetja Mira Shehu përsëriti tekstin e betimit sipas rregullores.

Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar më 1996  në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në vitin 2003 ajo përfundon shkollën pasuniversitare UPT; në vitin 2007 merr Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”, ndërsa në 2009-n merr titullin akademik ‘Profesore e Associuar’.
Mira Shehu që prej vitit 1999 punon në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, ku aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë Mekanike & Navale; në vitet 2007-2009 ka qënë Dekane e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe 2009-2010 Dekane e Shkollës Pasuniversitare.
Sa i takon karrierës politike, në periudhën 2007-2009 ka qënë Koordinatore e PS-së për arsimin në Qarkun e Vlorës; në 2009-n kandidatë për deputete, aktualisht është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Nga viti 2004 e në vazhdim është anëtare e bordit të NSTM (Network of Sciences and Materials Technology) midis universiteteve shqipfolëse, Tirana, Prishtina, Elbasan, Vlora, Tetova dhe Universiteteve gjermane of Bergakademie Freiberg dhe Mitweida.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.