☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 96.19 ▲0.67%
ARI 4,663 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,319 ▼ -0.13% ETH $2,133 ▼ -2.33% XRP $1.4448 ▼ -1.48% SOL $88.7000 ▼ -1.53%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 96.19 ▲0.67 % ARI 4,663 ▲1.24 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 96.19 ▲0.67 % ARI 4,663 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Institucionet e vettingut, ONM: 67 aplikantë janë të përshtatshëm

Vetëm 67 aplikantë janë të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për institucionet e vettingut.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka dorëzuar listën e kandidatëve Avokatit të Popullit me rekomandimet e reja.

“Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara: 84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM; 109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale. Për rrjedhojë, 67 aplikantë mbeten të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi”, thuhet në njoftimin e ONM-së.

ONM ka riorganizuar ekipin e tij të vëzhguesve ndërkombëtarë, të përbërë nga anëtarë të nivelit të lartë nga gjyqësori i Shteteve Anëtare të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara. “Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional”, thuhet më tej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.