🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,829 ▲ +1.03% ETH $2,021 ▲ +1.62% XRP $1.3455 ▲ +1.2% SOL $82.9300 ▼ -0.04%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Sporti

Interes i jashtëzakonshëm për bileta ndaj Turqisë, “Dardanët” qetësojnë anëtarët me reagimin e tyre publik

Kosova do të presë të martën në mbrëmje Turqinë, në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e “Dardanëve”, pasi në rast se mposhtin turqit, do të kualifikohen për në Kupën e Botës 2026.

Për shkak të rëndësisë që ka një ndeshje e tillë, biletat kanë avulluar dhe janë shitur direkt, duke krijuar kështu edhe një konfuzion të madh mes tifozëve të shumtë dhe kërkesave të shumta për bileta.

Tifo-grupi kryesor i Kosovës, “Dardanët” ka bërë pak më parë një reagim zyrtar në rrjetet sociale, duke qetësuar anëtarët e tyre se nuk do t’i mungojnë biletat për këtë takim, për ata që janë anëtarësuar para përballjes me Sllovakinë.

Reagimi i plotë i “Dardanëve”:

SQARIM
Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sa i përket biletave për të gjithë ata që kanë bërë anëtarësimin vjetor para ndeshjes në Bratisllavë. Secili është në listë dhe nuk ka vend për asnjë formë paniku.
Lidhur me mënyrën, ditën dhe kohën e shpërndarjes së biletave, do të njoftoheni përmes faqes sonë gjatë ditës së nesërme.
Ndërsa për të gjithë të tjerët që po përpiqen të anëtarësohen vetëm pak ditë para ndeshjes finale kundër Turqisë, ju njoftojmë se anëtarësimet e reja më nuk janë duke u procesuar.
Të gjithë ata që janë anëtarësuar para ndeshjes ndaj Sllovakisë do të pajisen me bileta sipas të drejtës që u takon. Ndërkaq, të tjerët nuk mund ta ndërmarrin këtë hap në këtë fazë, pasi synojmë të jemi korrektë dhe të përgjegjshëm ndaj detyrimeve të marra ndaj anëtarëve tanë që e kanë përfunduar anëtarësimin me kohë.
Andaj, ju lutemi të tregoni mirëkuptim dhe të shmangni presionet e shumta, pasi kriteret janë të qarta dhe nuk kemi më bileta në dispozicion.
Qëndroni të kyçur në faqen tonë për të gjitha detajet, informacionet dhe njoftimet e reja në prag të ndeshjes së së martës.
Faleminderit për mirëkuptimin!

The post Interes i jashtëzakonshëm për bileta ndaj Turqisë, “Dardanët” qetësojnë anëtarët me reagimin e tyre publik appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.