🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,499 ▲ +0.58% ETH $2,103 ▲ +0.53% XRP $1.4158 ▲ +1.29% SOL $88.1600 ▼ -0.09%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Interpol kërkon 18 serbë për krime lufte në Kosovë, mes tyre një deputet

Interpol ka vënë në listë kërkimi një deputet të parlamentit serb dhe 17 persona të tjerë, të cilët kërkohen për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999.

mimoirrrr111-11-332x200Siç njofton gazetari i ATSH-së dhe i Presheva Jonë në selinë e Policisë Ndërkombëtare në Francë, -Interpol, përmes zyrës së OKB-së, ka vënë në listë kërkimi një deputet të Parlamentit të Serbisë, Momir Stojanoviç edhe 17 persona të tjerë. Të gjithë këta persona janë të akuzuar për krime lufte kundër civilëve, në prill 1999, në zonën e lumit afër Gjakovës.

Deputeti serb Momir Stojanovic, anëtari i kryesisë së partisë së presidentit Tomislav Nikoliç, (SNS) është futur në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli.

Vetë deputeti pohuar sot në mediat serbe se “ky vendim është presion poltik”. Sipas tij qeveria do të reagojë kundër këtij arrestimi, sepse kjo ka si qëllim kryesor frikësimin e serbëve në Kosovë dhe grabitjen e pasurive të tyre”.

Stojanoviç i cili është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Serbi, ka sqaruar se ky akt ka të bëjë me vendimin e OKB-së që të krijojë një gjykatë për krimet në Kosovë dhe se Gjykata Themelore është në Gjakovë prej nga është origjina e tij.

Stojanovic, nga viti 1993 deri më 1996 ishte zëvendës shef i sigurisë së Korpusit të Prishtinës, ndërsa në vitin 1999 u emërua e edhe shef i saj.

JA LISTA E 17 SERBEVE TE KERKUAR NGA INTERPOL-I

Momir Stojanoviç

Momçillo Stojiç

Zoran Mirkoviç

Nikolla Miçunoviç

Momçilo Novakoviç

Milutin Novakoviç

Miladin Novakoviç

Alexander Pekoviç

Zivko Vuksanoviç

Miras Gegoviç

Predrag Stojanoviç

Muharrem Ibraj

Miso Popoviç

Dimitrije Rashoviç

Sreten Camoviç

Lazar Draskoviç

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.