Intervista

Intervista/ Karantina në Bullgari

Intervistë me Bojko Vasilev-një prej gazetarëve më të njohur televiziv në Bullgari, dhënë për gazetarin, Selim Hoxhaj

Në Ballkan shpesh herë çdo çështje kthehet në garë. Pandemia me Kovid-19 nuk bën përjashtim. Qeveritarët në Bullgari thonë se kanë arritur “rezultatet më të mira shëndetësore. Çfarë  do të thotë kjo?

-Në të vërtetë statistika është  e mirë. Në datë 10 maj, rastet  pozitive  në Bullgarinë po thuaj 7 milionëshe ishin 1955, ndërsa rastet e  të vdekurve ishin 90. Në po këtë ditë  Serbia me popullsi po thuaj të njëjtë  regjistron 10.032 të infektuar dhe 213 të vdekur. Sipas kryeinspektorit shëndetësor, docent Angel Kunçev “Bullgaria është  në vendin e fundit në Evropë  për nga numri i të infektuarve dhe të vdekjeve për frymë të  popullsisë”. Për këtë tregues konkurrencë mund të jenë vetëm Sllovakia dhe Lituania.

Por çfarë flasin shifrat nëse i analizojmë me vëmendje? 

-Numri i të infektuarve që janë konstatuar është relativ, sepse varet  nga testimi-ndërsa numri i testimeve në Bullgari është nën numrin mesatar për vendet  e BE-së. Por të vdekurit nuk ka si të fshihen. Prandaj  ka rezultat të mirë.  Por  le t’i hedhim sy  masave të karantinës. Unik është mendimi se Bullgaria  i aplikoi  herët-gjendja e  jashtëzakonshme u shpall në 13 mars, pasi rastet e para u zbuluan më 8 mars. Që nga fundi i shkurtit  filloi nga puna Shtabi  kombëtar operativ. Në krye të tij është shefi i Akademisë mjekësore ushtarake gjeneral Profesor Vencislav Mutafçijski, kirurg ushtarak me përvojë në Afganistan dhe në Irak.  Shumë shpejt ai fitoi popullaritet  për pjesën e madhe të popullsisë dhe është në krye të klasifikimeve për popullaritet.

Çfarë përfshinte gjendja e jashtëzakonshme?

-Në dallim nga Serbia, në Bullgari nuk kishte  as  orar të daljes nga shtëpia, as  ndalim të daljes nga shtëpia, as nevojë për të marrë leje për dalje. Transporti  urban në Sofje me mbi një milionë banorë dhe në qytetet e tjera vazhdoi të punonte, por  me respektimin e masave për distancë dhe  mbajtjen e maskave. Por në transportin urban nuk kishte shumë njerëz. Shumica preferonin të  lëviznin me automjetet  e veta private. Për ta bashkia e kryeqytetit hoqi taksat e parkimit në kryeqytet. Ata që kishin mundësi të  punonin nga shtëpia e bënin, ndërsa të tjerët shkonin në punë. Sipas vlerësimeve të zëvendës kryeministrit Tomislav Donçev  rreth “55-60% e ekonomisë“ punonte. Qeveria e kryeministrit Bojko Borisov ofroi masa për ndihmë për ato biznese që kishin humbje  dhe për këto masa gjatë tërë kohës zhvillohej një debat i vështirë me opozitën. Mbajtja e maskave  ishte e detyrueshme vetëm në hapësira të mbyllura  publike, ndërsa për një periudhë të shkurtët gjatë prillit edhe në hapësirat e hapura. Për një periudhë  ishte ndaluar lëvizja e lirë midis qyteteve  dhe në hyrjet kryesore të tyre   kishte  pika kontrolli ku ata që donin të dilnin ose të hynin në qytetin përkatës  duhet të kishin shkak të arsyeshëm dhe plotësonin deklaratë.  Me gjithë këtë për festat e mëdha të krishtera Dita e dafinave dhe Pashkët mijëra njerëz dolën nga kryeqyteti dhe shkuan në vendbanime të tjera. Ishin mbyllur për dy javë vatra të  virusit  si vendpushimi malor Bansko  gjatë marsit dhe fshati Paniçerevo në rrethin e Stara Zagorës si edhe disa lagje.

Mediat dhe  politikanët u bënin thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi?

-Ishin vendosur rregulla për distancim social. Në dyqanet dhe në zyrat nuk lejohet që të hyjnë për një herë shumë njerëz. Nga ora 8 deri në  10:30 në mëngjes  ishte ndalur  hyrja në dyqane dhe farmaci të  personave nën moshën 65 vjeç, që të sigurohet korridor i lirë për të moshuarit. Janë ndaluar tubimet dhe mbledhjet e shumë njerëzve. Ishin mbyllur shkollat, kopshtet,  parqet. Në parukeritë  mund të punohen vetëm me një klient. Ishin mbyllur  restorantet, baret, qendrat tregtare, qendrat sportive dhe pishinat. Shumica e dyqaneve të vogla shumë shpjet u adaptuan me masat sanitare-higjienike dhe vazhduan punën. Industria e ndërtimit  nuk është ndërprerë. Në Bullgari pati debat të madh a duhet të mbyllen kishat në kohën e festave. Por pas rakordimit midis qeverisë dhe Sinodit të Shenjtë të Kishin ortodokse bullgare, Bullgari mbeti një prej pak vendeve në Evropë ku ishin lejuar meshat dhe vizitat në kisha. Por masat u respektuan dhe kleri dhe besimtarët ishin të kujdesshëm dhe nuk kishte rritje të të infektuarve.

Pse me gjithë masat liberale, Bullgaria tani për tani ka arritur rezultate të mira?

-Sipas pushtetarëve  për shkak se masat u aplikuan me kohë. Bullgaria pati fat  për shkak të epidemisë së grupit B, shkollat u mbyllën qysh në fillim të marsit.  Kjo nuk lejoi që epidemia e KOvid -19 të përhapet  shumë qysh në fillimin e saj. Ka edhe ekspert të ndryshëm  që japin shpjegime të tjera pse në Evropën Lindore  në parim ka më pak viktima se në Evropën perëndimore. Njëra prej teorive është se vaksina kundër tuberkulozit  krijon  pengesë imune  para infeksionit me KOvid-19. Bullgaria është  një prej vendeve që kjo vaksinë është  bërë me konsekuencë nga të gjithë.  Dua të theksoj se  për situatën nuk kishte konsensus  të plotë. Sa do të buta të ishin masat  në Bullgari, ata kishin edhe kundërshtarët e tyre, të cilët i prezantonin tezat e tyre në media. Për ta modeli më i mirë ishte ai i Suedisë  me masat  liberale ekstreme, edhe pse atje ka numër të madh të vdekjeve. Pikërisht  pohonin kundërshtarët e masave të ndërmarra, sa më shpjet hiqen të gjitha masat aq  më mirë do të bëhet.  Në fund të fundit qeveria bullgare  veproi si pjesa tjetër e Evropës–dhe filloi të lehtësojë masat  qysh në fund të prillit. Konferencat e përditshme të shtabit  ishin shkurtuar  që të “mos stresohen njerëzit”. Nga fillimi i muajit maj mbajtja e maskave është e detyrueshme vetëm në hapësira të mbyllura dhe në transportin urban.  Lëvizja  midis qyteteve u lejua, parqet  u hapën. U hapën edhe restorantet  dhe baret janë duke u hapur. Nxënësit e klasave  të 7  dhe  12  do të japin provimet e tyre dhe maturat  gjatë qershorit, por shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të punojnë akoma.

Kur mendohet se do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme?

Më 13 maj  përfundon gjendja e jashtëzakonshme. Në vend të kësaj masat sanitare  do të  rregullohen me ligje të tjera. Atoritetet premtojnë se do të reagojnë në varësi nga ndryshimet e situatës: nëse  tre ditë me radhë numri i të infektuarve të rinjtë  është më shumë se  100, kufizimet  dhe masat do të kthehen.

Tani për tani spitalet bullgare e përballojnë situatën. Por pyetjet e mëdha mbeten. Çfarë do të bëhet? A do të  zhduket virusi gjatë verës?  A mund të kthehet pastaj me forcë më të madhe? Askush nuk mund të thotë me siguri. Ky virus i befasoi të gjithë dhe prandaj  përgjigjet janë  shumë më pak se sa pyetjet.

Bojko Vasilevi është një prej gazetarëve më të njohur televiziv në Bullgari, autor i programit publicistik “Panorama”, në Televizionin publik bullgar.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button