☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -0.99% ETH $2,320 ▼ -1.5% XRP $1.2960 ▼ -2.53% SOL $100.1400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Intesa Sanpaolo S.P.A Itali kërkon te BSH transferimin e kapitalit të Veneto Banka sh.a, BQE ka dhënë “ok”

Në mes të këtij viti Intesa Sanpaolo S.p.A në Shqipëri njoftoi blerjen nga ana e saj të Veneto Banca S.p.A. Pas kalimit të një sërë hallkave që autorizonin këtë transaksion, mes të tjerave Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurrencës, duket se hapi i radhës është ai i bankës mëmë Intesa Sanpaolo S.p.A. Itali. Kjo e fundit ka kërkuar transferimin e zotërimit të të gjithë kapitalit të Veneto Bankës sh.a.

Paraprakisht për këtë veprim është shprehur edhe Banka Qendrore Europiane e cila nuk ka pasur kundërshtime.

Në një njoftim të 25 tetorit Banka e Shqipërisë  jep edhe detajet mbi procedurën.

“Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (ligji për bankat), dhe të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe të degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr. 14, datë 11.03.2009 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar (rregullorja e licencimit), pranë Bankës e Shqipërisë është paraqitur kërkesa nga Banka Intesa Sanpaolo S.p.A. Itali për miratimin e transferimit të zotërimit të të gjithë kapitalit të Veneto Bankës sh.a. Për realizimin e këtij transaksioni është dhënë moskundërshtimi i Bankës Qendrore Evropiane.

Shqyrtimi i kërkesës dhe i dokumentacionit shoqërues për miratimin e transferimit të kontrollit të Veneto Bankës sh.a., Shqipëri tek Banka Intesa Sanpaolo S.p.A., Itali bëhet në mbështetje të kërkesave të ligjit për bankat dhe të rregullores së licencimit.

Banka e Shqipërisë e bën këtë njoftim në zbatim të kërkesave të rregullores së licencimit”

Intesa San Paolo është banka e katërt më e madhe në Shqipëri, sipas aktiveve. Në fund të vitit 2016, totali i aseteve të saj ishte rreth 1.1 miliardë euro, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, apo rreth 11% të totalit të sistemit. Ashtu si në Itali, edhe në Shqipëri, Intesa Sanpaolo është nga më të shëndetshmet dhe më fitimprurëset e sistemit bankar shqiptar. Në vitin 2017, filiali i Shqipërisë raportoi një fitim prej rreth 17 milionë eurosh.

Veneto Banka në Shqipëri kishte një peshë të vogël në sistemin bankar vendas. Ajo renditej e 12-a, me një total aktivesh prej 190 milionë eurosh, apo 1.8% të totalit të sistemit bankar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.