☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.47 ▲1.08%
ARI 4,728 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,921 ▼ -0.06% ETH $2,096 ▲ +1.03% XRP $1.3368 ▼ -0.11% SOL $82.9800 ▼ -1%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.47 ▲1.08 % ARI 4,728 ▲1.06 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.47 ▲1.08 % ARI 4,728 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet strategjike: investitori mund t’i referohet edhe Gjykatës së Bernës

berneNjë ligj  që i kategorizon edhe njëherë investimet strategjike i forcon edhe më tej garancitë juridike për investitorët.
Ministria e Ekonomisë ka futur një klauzolë për kontratat nën definicionin e investimit strategjik,  që të zgjidhet gjykata referente jashtë Shqipërisë për konfliktet që mund  të ndodhin, qoftë me administratën, qoftë Republikën e Shqipërisë.
Në kontratë mund të përcaktohet një pikë e veçantë ku investitori t’i referohet Gjykatës së Bernës për zgjidhjen e konflikteve, thjesht për të afruar garancinë maksimale juridike.
Ligji për investimet strategjike synon të sjellë dy risi themelore në raport me investitorët strategjikë.
E para ka të bëjë me garancitë juridike dhe e dyta afron instrumentin “fast track”, një korsi të shpejtë në administratë për të mbështetur investitorët që të marrin përgjigjet, të marrin lejet dhe të fillojnë investimin e tyre.
Sipas përcaktimeve të reja ligjore investimet strategjike janë investimet private, publike ose publike-private në sektorët e energjisë dhe minierave, transportit, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe mbetjeve urbane, turizmit, bujqësisë dhe peshkimit, zonave ekonomike dhe zonave me përparësi turizmin, të cilat kanë impakt në ekonominë kombëtare dhe që kryhen nga persona juridikë vendas, të  huaj, ose në formën e bashkëpunimit ndërmjet personave juridikë, vendas dhe të huaj.
Kriteret për përcaktimin e interesit publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik, janë: vlera e investimit; koha e realizimit të investimit; produktiviteti dhe vlera e shtuar e investimit; hapja e vendeve të reja të punës; prioriteti ekonomik sektorial; zhvillimi ekonomik rajonal; zhvillimi apo përmirësimi i kushteve dhe standardeve për prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve; ofrimi i teknologjive të reja për të rritur konkurrueshmërinë dhe efektivitetin e investimit; rritja e nivelit të përgjithshëm të sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit dhe konsumatorit.
Në këtë projektligj përcaktohet ngritja e Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS), si një organ kolegjial pranë Këshillit të Ministrave. Ky Komitet merr vendime për dhënien e statusit të asistuar apo të veçantë të investimeve strategjike që propozohen nga investitorët vendas ose të huaj dhe ministri i linjës sipas sektorit, nëpërmjet AIDA-s. tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.