☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.46 ▼7.71%
ARI 5,193 ▲1.76%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

IQT gjobit 14 subjekte abuzuese, spekuluan me cilësinë e karburanteve

karburant-623x350IQT (Inspektorati Qendror Teknik) në përfundim të kontrolleve për karburantet gjatë muajit tetor në pikat e tregtimit me pakicë në të gjithë vendin, vendosi masën e gjobës për 14 subjekte, që u gjetën me shkelje të standarteve të cilësisë së tregtimit.
Sipas IQT-së, gjobat e vendosura variojnë nga 150.000-200.000 lekë.
Krahas tyre, edhe Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve nën Presion (DPNP) vendosi për parregullsi masën e gjobës ndaj një subjekti në vlerën 200.000 lekë.
Edhe Drejtoria e inspektimit të Pajisjeve dhe instalimeve Elektrike (DIPIE) gjobiti gjatë muajit tetor 10 subjekte në shumat që variojnë nga 10.000-100.000 lekë.
IQT do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, thanë burimet e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.