Irak, gjendet në Mosul lista e “luftëtarëve të huaj” të ISIS-it
Numri i tyre i saktë nuk është i sigurt, por sipas burimeve të inteligjencës së disa shteteve evropiane, dyshohet se janë të paktën 20 mijë persona që kanë braktisur Perëndimin për t’u rekrutuar dhe bashkuar në Irak dhe Siri në radhët e ISIS-it, për t’u kthyer më pas në qytetet e origjinës dhe goditur e ekzekutuar “të pafetë”.
Tani gjuetia e kësaj ushtrie fantazmë, mund të marrë një kthesë, sepse ushtarët irakianë kanë zbuluar në Mosul një regjistër ku janë shkruar emrat e luftëtarëve të huaj perëndimorë, të cilët kanë aderuar në kauzën e Kalifit.
Ndërkohë, forcat irakiane dhe ato të koalicionit, kanë bërë të ditur se shumë shpejt, kryeqendra e terroristëve në Mosul, do të çlirohet dhe Shteti Islamik nuk do të ekzistojë më në territorin irakian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.