🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.99 ▼0.77%
ARI 4,058 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,216 ▲ +0.56% ETH $2,357 ▲ +0.41% XRP $1.3238 ▼ -0.35% SOL $102.2900 ▲ +0.99%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.99 ▼0.77 % ARI 4,058 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ish-bashkëlojtari i Rrahmanit: Faleminderit, Amir, që ma mundësove rikthimin në stadium!





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 13, 2026

Ish-bashkëlojtari i Rrahmanit: Faleminderit, Amir, që ma mundësove rikthimin në stadium!


Besi Bajraktari, ish-bashkëlojtar i Amir Rrahmanit te Drenica, ka reaguar pas largimit të kapitenit nga Kombëtarj e Kosovës, duke publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj mbrojtësit kosovar.

Bajraktari ka shkruar se mungesa e Rrahmanit në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut e kishte bërë të premtonte se nuk do të rikthehej më në stadium përderisa ai ishte pjesë e Dardanëve.

“Faleminderit, Amir Rrahmani, që ma mundësove rikthimin në stadium!”, ka shkruar Bajraktari me tone ironie ndaj mbojtësit të Napolit.

Ai ka theksuar se tash, pas pensionimit të Rrahmanit nga Kosova, do ta mbajë edhe një herë premtimin e tij dhe do të rikthehet në stadium.

“Kur mungove ndaj Maqedonisë së Veriut, u betova në prani të shumë sportdashësve se nuk do të vija më në stadium përderisa ti ishe aty. Fjalën e mbajta. Tash që u pensionove nga Kosova, po rikthehem edhe unë”, ka deklaruar ish-bashkëlojtari i tij.

Bajraktari nuk është ndalur me kaq. Ai ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, Rrahmani e ka përfaqësuar rolin e kapitenit, duke përmendur edhe të kaluarën e mbrojtësit te Drenica.

“Si ish-bashkëlojtar, jam i zhgënjyer që e harrove të kaluarën, vendin ku u rrite e u ngrite. Kapiteni nuk është vetëm shiriti në krah. Nuk e dëshmove në momentet më të rëndësishme se ke vlera të një kapiteni”, ka shkruar Bajraktari.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.