☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.70 ▲1.8%
ARI 4,062 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,406 ▲ +1.91% ETH $2,366 ▲ +2.24% XRP $1.3270 ▲ +1.95% SOL $102.9100 ▲ +2.73%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,062 ▼0.31 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,062 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Berati përkujton sot 82-vjetorin e Çlirimit

13 shtatori shënon 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit të Beratit. Në këtë datë përkujtimore, qyteti i njohur për trashëgiminë e tij historike dhe kulturore kujton ngjarjet e vitit 1944 dhe kontributin e forcave partizane në luftën për çlirimin e vendit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Edi Rama ndau një mesazh në përkujtim të kësaj dite, duke vënë në pah përmes fotove edhe bukurinë dhe trashëgiminë e qytetit të Beratit.

“Berati i një mbi një dritareve, pasuri e çmuar e UNESCO-s, në këtë 13 Shtator kujton 82-vjetorin e Çlirimit”, shkruan Rama.

Çlirimi i Beratit më 13 shtator 1944 konsiderohet një nga momentet e rëndësishme të luftës së Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas kësaj date, luftimet vijuan edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke i hapur rrugë çlirimit gradual të territorit të vendit.

Berati është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa kombinimi i trashëgimisë historike, arkitekturës, gastronomisë dhe natyrës po e zgjeron ofertën turistike të qytetit.

Kalaja e Beratit mbetet një nga pikat kryesore të vizitës, ndërsa përtej qendrës historike turistët po orientohen edhe drejt zonave rurale, kantinave të verës dhe agroturizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.