🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.15 ▼1.85%
ARI 4,233 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,822 ▲ +0.86% ETH $2,548 ▲ +1.41% XRP $1.4078 ▲ +0.45% SOL $112.0700 ▲ +1.84%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.15 ▼1.85 % ARI 4,233 ▲0.4 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.15 ▼1.85 % ARI 4,233 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Ish-kreu demokrat i degës së Librazhdit: Nesër nuk ka zgjedhje në PD, kemi 36 vite me të njëjtin emër në krye të partis

Partia Demokratike hyn këtë të shtunë në një tjetër proces votimi për drejtimin e saj, por pa rivalë në garë dhe me vetëm një emër në fletën e votimit: Sali Berishën. Demokrati që e drejton dhe dominon partinë prej më shumë se 35 vitesh, kërkon një tjetër mandat në një proces të kundërshtuar, ku pesë kandidatë të tjerë u skualifikuan nga gara.

Për ish-kreun e PD Librazhd, Bujar Vreto, problemi kryesor është vetë rikthimi i vazhdueshëm i të njëjtës figurë politike në krye të PD-së. Ai e sheh kandidimin e Berishës si shenjë se partia nuk po arrin të prodhojë lidership të ri dhe se demokratët po mbahen peng nga e shkuara politike e partisë.

“Nesër nuk ka zgjedhje. Ka thjesht një riciklim të pariciklueshmes. Kemi 36 vjet me të njëjtin emër, me të njëjtën figurë, që nuk ka çfarë jep më për demokratët dhe Shqipërinë. Unë e shoh si një proces manipulativ për opinionin publik”, tha Vreto për Report Tv.

Sipas tij, vetë statuti i Partisë Demokratike nuk i jep të drejtë Berishës të rikandidojë pas humbjes së zgjedhjeve.

“Berisha propagandon që në shumë vende të botës vetëm një kandidat garon në zgjedhje. Unë mendoj që duhet të jenë disa kandidatë. Neni 46 i Statutit të PD thotë që kryetari që humb zgjedhjet s’ka të drejtë të kandidojë. Ai mendon që s’i ka humbur, por po i njeh zgjedhjet hap pas hapi. Bashkoi votat në parlament për rezolutën me mazhorancën dhe miratuan edhe rregulloren e parlamentit. U shitën shumë lirë. Ai duhet t’i nënshtrohet një për një akuzave që i janë ngritur”, deklaroi Vreto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.