Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 22 May 2026
S&P 500 7,497 ▲0.69%
DOW 50,758 ▲0.94%
NASDAQ 26,457 ▲0.62%
NAFTA 95.77 ▼0.6%
ARI 4,523 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $76,931 ▼ -1.18% ETH $2,124 ▼ -0.96% XRP $1.3572 ▼ -1.57% SOL $87.0200 ▼ -0.53%
S&P 500 7,497 ▲0.69 % DOW 50,758 ▲0.94 % NASDAQ 26,457 ▲0.62 % NAFTA 95.77 ▼0.6 % ARI 4,523 ▼0.44 % S&P 500 7,497 ▲0.69 % DOW 50,758 ▲0.94 % NASDAQ 26,457 ▲0.62 % NAFTA 95.77 ▼0.6 % ARI 4,523 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Kosova

“100 eurot nuk sjellin zhvillim”, zv/ministri i Tregtisë i kundërpërgjigjet Odës Amerikane

Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila vlerësoi se “masat e përkohshme financiare nuk sjellin zhvillim”.

Mehmeti tha se shqetësimin e Odës e ka lexuar “me vëmendje”, por theksoi se në Qeverinë Kurti masat sociale për qytetarët nuk janë dhe nuk mund të paraqiten si zëvendësim i politikave ekonomike për bizneset.

“Është e rëndësishme të sqarohet një parim themelor: në Qeverinë Kurti, politikat sociale dhe masat mbështetëse për qytetarët nuk janë zëvendësim i politikave ekonomike për bizneset. Ato janë të ndara, të dizajnuara për qëllime të ndryshme dhe i shërbejnë grupeve të ndryshme të shoqërisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, mbështetja për pensionistët, fëmijët, studentët, punëtorët e sektorit jopublik dhe nënat lehona synon të mbrojë fuqinë blerëse dhe të lehtësojë barrën e familjeve në periudhë inflacioni.

“Kjo nuk e dobëson ekonominë; përkundrazi, e mbron stabilitetin social dhe konsumin bazik të familjeve”, theksoi Mehmeti.

Në anën tjetër, ai deklaroi se mbështetja për bizneset, prodhimin vendor, eksportin, inovacionin dhe investimet është trajtuar përmes reformave të veçanta ekonomike, ligjore dhe institucionale, duke përmendur disa hapa të ndërmarrë “në 100 ditët e para” në krye të ministrisë.

Mehmeti listoi avancimin e marrëveshjeve tregtare si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA dhe protokollet e CEFTA-s, miratimin e Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe dorëzimin për miratim të Projektligjit për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare. Ai tha po ashtu se janë hartuar projektligje për tregtinë e brendshme, shoqëritë tregtare, mbrojtjen e konsumatorit dhe zejtarinë, si dhe janë finalizuar strategji për inovacionin dhe investimet strategjike.

Duke folur për zhvillimin industrial, Mehmeti bëri të ditur se janë funksionalizuar mekanizma të rinj dhe është avancuar modeli i parqeve industriale sipas klasterëve, ndërsa sipas tij janë ndarë mbi 30 milionë euro për parqe industriale dhe janë shtyrë projekte në Mitrovicë, Lipjan, Drenas, Podujevë, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Rahovec.

Ai shtoi se për bizneset janë ofruar skema të drejtpërdrejta mbështetëse, duke përmendur përkrahje për digjitalizim, inovacion, certifikim dhe rritje të kapaciteteve prodhuese, mbështetje për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare dhe promovim të mbi 1100 produkteve “Made in Kosova”.

“Prandaj, është e pasaktë të paraqitet sikur Qeveria po fokusohet vetëm në stimulim afatshkurtër të konsumit”, tha ai, duke nënvizuar se mbrojtja e qytetarëve nga rritja e çmimeve po shkon paralelisht me politikat për forcimin e sektorit privat dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Në fund, Mehmeti tha se dialogu me odat ekonomike është i nevojshëm, por sipas tij duhet të jetë “i plotë, i drejtë dhe i bazuar në fakte”, duke shtuar se “një ekonomi e qëndrueshme nuk ndërtohet duke vendosur qytetarin përballë biznesit”./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.