☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.72 ▲0.25%
ARI 4,175 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $64,297 ▲ +0.75% ETH $1,810 ▲ +0.82% XRP $1.1500 ▼ -1.02% SOL $82.3800 ▲ +0.62%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.72 ▲0.25 % ARI 4,175 ▲0.19 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.72 ▲0.25 % ARI 4,175 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Mazniku në Dibër: Kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në lajm i mirë për Shqipërinë

Përmendja specifike e reformës territoriale nga IBAR, teksa BE miratoi fazën hyrëse duke çelur kështu fazën përmbyllëse të negociatave me Shqipërinë, ka qenë fokusi i fjalës së bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm të reformës territoriale Arbjan Mazniku, i cili nga Dibra theksoi se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe vlerësim për punën e këtij komsioni.

Sipas Maznikut, Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, ku pushteti vendor dhe reforma territoriale po marrin një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Përmendja specifike në dokumentin e miratuar sot na jep një përgjegjësi edhe më të madhe për të zhvilluar një diskutim serioz dhe për të ndërtuar një mekanizëm të qëndrueshëm për pushtetin vendor, që të qeverisim më mirë dhe të tërheqim me sukses financimet e nevojshme nga Bashkimi Europian”, theksoi ai.

Më tej ai ritheksoi sfidat kryesore të reformës territoriale, ku në fokus vendosi ndërtimin e bashkive më eficiente dhe aftësinë e tyre për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët. Një tjetër sfidë, sipas tij, janë ndryshimet e mëdha demografike që po kalon vendi, me lëvizjen e popullsisë nga zonat rurale drejt qyteteve të mëdha.

“Na duhet një efiçencë më e lartë e bashkive në ushtrimin e kompetencave që u jep ligji, pasi sot një pjesë e tyre nuk arrijnë t’i zbatojnë plotësisht. Së dyti, përballemi me sfidën demografike të lëvizjes së vazhdueshme të popullsisë nga periferia drejt qendrave urbane, ku pjesa më e madhe e qytetarëve janë të përqendruar në qytetet e mëdha, çka kërkon një pushtet vendor të përshtatur me këtë realitet të ri. Së treti, duhet të garantojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të njëtrajtshëm në të gjithë territorin, duke zbehur diferencat dhe duke ndërtuar njësi vendore më të balancuara dhe më të forta,” theksoi ai.

Sipas tij, sfida kryesore mbetet aftësia e institucioneve vendore për të ndërtuar mekanizma të qëndrueshëm dhe për të përthithur me sukses financimet europiane në funksion të zhvillimit të çdo njësie vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.