ISIS mesazhe në shqip për sulme terroriste gjatë muajit të Ramazanit
Një fjalim nga zëdhënësit të Shtetit Islam, i ashtu quajturi Shejhu dhe Muxhahidi Ebu Muhamed el-Adnani esh-Shami, që bënë thirrje për sulme terroriste mbarë botën, është përkthyer edhe në gjuhën shqipe duke u shpërndarë në faqen e ISIS-it në shqip “Hilafeti”.
Në këtë fjalim tepër të gjatë në të cilin zëdhënësi i shtetit islamik flet për teori të zakonshme të ideologjisë së ISIS-it, Ramazani shpallet muaji i luftimit. “Ja ku është Ramazani, muaji i luftimit dhe xhihadit ka arritur tek ju. Muaji i pushtimeve. Pra përgatituni dhe qëndroni në gatishmëri. Çdo kush prej jush le të jetë i kujdesshëm, që të qëndroi si luftëtar duke kërkuar atë që është te Allahi”, citohet të ketë thënë zëdhënësi sipas dokumentit të përkthyer në gjuhën shqipe.
Tutje ai bënë thirrje që Ramazni të jetë një muaj shkatërrues për mosbesimtarët kudo.
“Kjo vlen sidomos për ushtarët e Hilafetit dhe ndihmuesit e tyre në Evropë dhe Amerikë”, citohet të ketë thënë ai.
Që prej videos në gjuhën shqipe ku kërcënohet Ballkani, ISIS ka disa muaj që ka shpeshtuar komunikimin në gjuhën shqipe duke përhapur ideologjinë e tyre terroriste dhe duke bërë thirrje për akte terroriste që sipas tyre bëhen në emër të Zotit.