☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,787 ▼0.13%
DOW 47,751 ▲0.02%
NASDAQ 22,703 ▲0.03%
NAFTA 85.45 ▼9.83%
ARI 5,209 ▲2.05%
S&P 500 6,787 ▼0.13 % DOW 47,751 ▲0.02 % NASDAQ 22,703 ▲0.03 % NAFTA 85.45 ▼9.83 % ARI 5,209 ▲2.05 % S&P 500 6,787 ▼0.13 % DOW 47,751 ▲0.02 % NASDAQ 22,703 ▲0.03 % NAFTA 85.45 ▼9.83 % ARI 5,209 ▲2.05 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

ISIS ‘zbraz’ nga civilët Ramadin; a po e fiton luftën me Irakun?

Shteti Islamik po e shtrëngon darën e tij mbi Ramadin. Shumë nga banorët e kryeqendrës së provincës së Anbarit, të zaptuar këtë të dielë nga luftëtarët e grupit të dhunshëm ekstremist, kanë marrë rrugët ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë për një krizë të mundshme humanitare.

Militantët, në rrëfimet e të shpërngulurve, shkojnë derë më derë duke kërkuar për simpatizantë të qeverisë e trupat e viktimave të tyre i hedhin në ujërat e Eufratit. Me mijëra milicë shiitë të mbështetur nga Irani po grumbullohen në qytetit përpara ofensivës për rimarrjen e tij. Megjithatë lajmi duket nuk i ka frikësuar militantët e ISIS-it, që thuhet të jenë nisur në drejtim të tyre.

25.000 vetë raportohen të jenë larguar këto ditë nga Ramadi i ndodhur 105 km në perëndim të kryeqytetit të Irakut, Bagdad. Ata nuk janë veçse vala e fundit që i shtohet fluksit të jashtëzakonshëm të personave që kanë marrë arratinë nga zona në fjalë. Një pjesë e mirë nuk kanë as një vend ku të fusin kokën dhe i kalojnë netët në qiell të hapur.

OKB-ja thotë se po përpiqet të përmbushë nevojat e të shpërngulurve, por fondet janë të pakta dhe rezervat e saj po shterrojnë. Humbja e Ramadit është një goditje e rëndë si për ekzekutivin irakian, ashtu dhe për stategjinë e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Rimarrja e tij është një sfidë e vërtetë për Bagdadin zyrtar, të cilit i duhet të kërkojë ndihmën e paraushtarakëve shiitë, duke rrezikuar shpërfaqjen e tensioneve sektare me dërgimin e tyre në zemrën sunite të vendit. Avancimi i vazhdueshëm i xhihadistëve shtyn shumë zëra të pyesin: a mos valle ISIS-i po e fiton luftën në Irak, dhe përgjigja nuk është e thjeshtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.