Europa

Itali, 16 vjet burg kapitenit të “Costa Concordia”

Pas tetë orësh debat, trupi gjykues në Itali vendosi mbi dënimet dhe dëmshpërblimet lidhur me mbytjen e anijes “Costa Concordia” më 13 janar të vitit 2012, në ishullin e Xhilios, në Toskanë.

1423739692kapiteni-costa-concKomandanti Francesco Schettino u dënua me 16 vjet heqje lirie, por nuk do të nisë të vuajë dënimin në burg derisa të përfundojnë të gjitha shkallët e gjykimit.

Akuzat kundër tij, braktisje e anijes, vrasje e shumëfishtë dhe dëmtime të rënda të personave, u konfirmuan nga Gjykata e Grosetos, e cila megjithatë hodhi poshtë nevojën e arrestimit të tij me argumentin se nuk ka rrezik arratisjeje, ndërsa i ndaloi ushtrimin e profesionit për 5 vjet.

Prokuroria pati kërkuar 26 vjet dënim për komandantin, që me një manovër të gabuar çoi në mbytjen e anijes 114-mijë tonëshe dhe vdekjen e 32 personave.

Në vendimin e gjykatës, i ndjekur me interes të madh, përfshihen edhe 1.5 milion euro për Ministrinë e Mjedisit, 1 milion euro për Kryeministrinë, 500 mijë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për strukturat e mbrojtjes civile.

Shteti përballoi shpenzime të madha si për operacionet e shpëtimit, ashtu edhe për heqjen e anijes së mbytur nga vendi i ngjarjes. Komunës së ishullit të Xhilios iu njoh një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh, shumë më pak se 20 milionët e kërkuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button