🌫️
Tiranë 6°C · Mjegull 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $70,689 ▲ +0.79% ETH $2,082 ▲ +0.92% XRP $1.3923 ▲ +1.25% SOL $87.8300 ▲ +1.83%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Itali/ Dy milionë euro kokainë në vilën e braktisur, në pranga dy shqiptarë

Shtatë kg kokainë e fshehur në një garazh është sekuestruar nga policia italiane.

Nga shitja e saj në treg, raporton policia italiane, përfitimet do të ishin rreth 2 milionë euro.

Droga ishte e ndarë në 6 pako me peshë 1 kg e 154 gram secili, me peshë totale 7 kg kokainë e pastër.

Ajo u kap nga agjentët e policisë në Arrezzo, duke çuar në pranga dy shqiptarë të moshave 25 dhe 42 vjeç, me iniciale A.E. dhe B.A., me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe deri më tani të pa përfshirë në vepra penale.

Besohet se dy personat e arrestuar janë tregtarët më të rëndësishëm me shumicë në Arrezzo.

Si nisën hetimet

Banorët në Cortona Creti dhanë disa raporte për policinë, duke theksuar se në një vilë të braktisur afër varrezave kishin vënë re lëvizje të dyshimta dhe ardhje të vazhdueshme të automjeteve.

Policia nisi hetimet dhe vu re një garazh me tulla pranë shtëpisë thuajse të shkatërruar, duke gjetur një kuti plastike bosh.

Policia filloi monitorimin e zonës dhe të mërkurën dy automjete të drejtuara nga dy shqiptarë kanë shkuar pranë vendit nën vëzhgim.

Pasi qëndruan disa minuta aty, shqiptarët janë ndarë dhe kanë vazhduar secili rrugën me makinat e tyre në drejtime të ndryshme.

Policia zhvilloi kontrolle tek vendi, duke gjetur sasinë e kokainës.

Menjëherë u lajmërua stacioni policor, duke arrestuar dy shqiptarët në rrugën Buonconte da Montefeltro në Arezzo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.