☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 96.43 ▲0.94%
ARI 4,880 ▼2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,257 ▼ -2.02% ETH $2,234 ▼ -3.51% XRP $1.4636 ▼ -2.75% SOL $90.1500 ▼ -3.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 96.43 ▲0.94 % ARI 4,880 ▼2.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Europa

Itali, rrezikohet karriera e Renzit në prag të referendumit

Më 4 dhjetor, Italia mban një referendum kushtetues që mund t’i japë fund karrierës politike të kryeministrit Matteo Renzi, e të spostojë lëvizjen euroskeptike të “5 yjeve” më pranë pushtetit.

Reformat kushtetuese propozojnë zbehjen drastike të rolit të Senatit, një lëvizje kjo që sipas Renzit do të thjeshtëzojë vendimmarrjet e do të sigurojë një qeveri të qëndrueshme. Kundërshtarët mendojnë se, në këtë mënyrë, procesi legjislativ do të bëhet më i komplikuar, duke reduktuar kontrollet e balancat.

Renzi ka premtuar të dorëhiqet në rast humbjeje dhe përballet me kundërshti të ashpra nga të gjitha kampet opozitare. Gati çdo sondazh i zhvilluar në dy muajt e fundit tregon në përparësi kampin kundër ndryshimeve.

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, me shumë gjasë do t’ia vështirësojë gjërat kryeministrit italian. Renzi ishte një prej të paktëve udhëheqës botërore që mbështeti publikisht Hillary Clintonin, e triumfi i republikanit e ka vënë kreun e ekzekutivit italian në një pozitë të vështirë diplomatike.

Autori dhe gazetari politik i “Corriere della Sera”, Massimo Franco thotë:

“Mendoj se Renzi e ekzagjeroi, kur e lidhi fatin e tij me rezultatin e referendumit. Por mendoj se ai e ka kuptuar tani, që kjo është çorientuese, pasi nënkupton se Italia është në rrezik, por unë nuk mendoj se vendi është në rrezik për shkak të referendumit”.

Gjithsesi, një numër i madh italianësh mbeten të pavendosur, çfarë nxit edhe më shumë besimin e qeverisë se vota “pro” do të fitojë e do të ndikojë në shuarjen e pasigurive politike, të cilave i druhen tregjet financiare.

Edhe pse jo totalisht të bindur nga propozimet e Renzit, disa vendas thonë se do t’i mirëprisnin ndryshimet për t’i dhënë një shtysë burokracive të ngadalta të Italisë e procesit të vendimmarrjeve.

“Me shumë gjasa do të votoj për ‘po’-në. Por nuk jam plotësisht i sigurtë se reformat do të jenë vërtet të dobishme”, tha shtetasi italian.

Por shumë italianë mendojnë se Renzi, i cili erdhi në pushtet në vitin 2014, nuk i ka përmbushur premtimet e tij për të shkatërruar strukturat e vjetra poltike e për të rimëkëmbur ekonominë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.