🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,900 ▼ -0.13% ETH $2,053 ▼ -0.42% XRP $1.3178 ▲ +0.91% SOL $80.2700 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Sporti

Itali: Spektakël plot ngjyra për Lojërat Olimpike Dimërore

Me një spektakël prej tri orësh plot ngjyra nisën Lojërat e 25-ta Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina d’Ampezzo. Ato i hapi zyrtarisht Presidenti italian Sergio Mattarella. Garat rikthehen në Alpe pas një ndërprerjeje 20-vjeçare. Për dy javë, më 22 shkurt, 2,900 atletë nga më shumë se 90 vende do të garojnë për medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Ndezja e flakës olimpike në Milano në Harkun e Paqes
Flaka olimpike u ngrit në Milano dhe dhe në Cortina d’AmpezzoFotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

67,000 spektatorë ndoqën në stadiumin legjendar të futbollit San Siro të Milanos ceremoninë e hapjes dhe paradën tradicionale të atletëve. Njëkohësisht festimet pati për herë të parë edhe në tri vende të tjera: Cortina, qyteti i dytë pritës, si dhe Predazzo dhe Livigno. Duartrokitjet më të forta iu rezervuan ekipit italian. Kurse kur hyri në stadium ekipi izraelit dhe kur u shfaq në ekran zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili ishte i pranishëm në tribunë, pati fishkëllima.

Sofia Goggia me flakadanin olimpik
Duartrokitjet më të forta iu rezervuan ekipit italian.Fotografi: Issei Kato/REUTERS

Të pranishmit në stadiumin e Milanos u entuziasmuan kur diva amerikane e muzikës pop, Mariah Carey, këndoi në italisht: “Nel blu, dipinto di blu”, e njohur më mirë si “Volare”. Himni kombëtar italian u interpretua nga Laura Pausini. Kurse parada e atletëve u shoqërua nga muzikë tekno.

Për herë të parë dy flakë olimpike

Ceremonia e hapjes me temë “Armonia” (Harmoni), synonte të pasqyronte natyrën e decentralizuar të Lojërave: Për herë të parë në historinë olimpike, ka dy qytete pritëse. Garat madje po zhvillohen në shtatë vende të ndryshme në Italinë veriore. Distancat në Lojërat Dimërore nuk kanë qenë kurrë më të mëdha. Udhëtimet, që zgjasin disa orë, janë një sprovë për të gjithë, përfshirë dhe atletët.

Ceremonia e hapjes Milano-Cortina 2026 flaka olimpike
Për herë të parë gjatë këtyre lojrave ka dy flakë olimpikeFotografi: Guglielmo Mangiapane/REUTERS

Për herë të parë gjatë këtyre lojrave ka dy flakë Olimpike: një në Arco della Pace (Harku i Paqes) në qendër të Milanos dhe një në Piazza Dibona në Cortina. Në këtë vend luksoz skish janë zhvilluar edhe një herë 70 vjet më parë Lojërat Olimpike Dimërore. Ato shënuan fillimin e karierës së fshatit malor që tani quhet “Mbretëresha e Dolomiteve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.