☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,929 ▲ +1.49% ETH $2,240 ▲ +2.24% XRP $1.3545 ▲ +0.77% SOL $84.7700 ▲ +2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Itali, zbulohet plantacioni me marijuhanë; në pranga 2 shqiptarë

Rreth 200 rrënjë marijuhanë, disa prej të cilave kishin arritur në 2 metra lartësi, u zbuluan nga një helikopter i karabinierëve në Villanova d’Albenga, në veri-perëndim të Italisë.
Plantacioni ishte kultivuar nga dy shtetas shqiptarë, atë e bir, që prej kohësh po mbaheshin nën mbikëqyrje.
Sipërfaqja e kultivuar ndodhej në një zonë pyjore dhe gjatë vrojtimeve karabinierët patën zbuluar edhe një vaskë artizanale ku mblidhej uji i shiut, që më pas përdorej për vaditje.
Dy personat, 47 dhe 20 vjeç, u kapën ndërsa po merreshin me krasitjen dhe spërkatjen e bimëve. Të bindur se nuk rrezikonin të zbuloheshin ata kanë vazhduar përkujdesjen për bimët e vyera edhe pas afrimit të karabinierëve, të veshur civilë.
Pas arrestimit karabinierët kanë rrafshuar plantacionin, nga i cili kanë hequr gjithësej 250 kg marijuhanë që do të shpërndahej mes të rinjve të zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.