Kronika

Izet Haxhija: Më mirë të kisha qënë çoban i dhive, se sa të ruaja Berishën

Ish-truproja e Sali Berishës për vite me radhë, Izet Haxhia, ka deklaruar se ka marrë një seri kërcënimesh nga njerëz anonimë, të cilët sipas tij janë mbështetësit e Berishës dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugovës.

Izet Haxhija në kohën kur ishte roja personale e Sali Berishës
Izet Haxhija në kohën kur ishte roja personale e Sali Berishës

Nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, Haxhija flet për kërcënimet që ka marr pas akuzave dhe etiketimeve që ka bërë ndaj Berishës e Rugovës.

“E ndjej si një detyrim për shqiptarët e si një pastrim te shpirtit që të tregoj me vërtetësi pa asnjë deformim ose urrejtje personale ato që di apo kam qenë dëshmitar në lidhje me Berishën apo ndodhi të tjera”, thotë Haxhia, i cili tashmë ndodhet në Turqi me si azilant politik.

Ai u bënë sfidë kërcënuesve duke i ftuar të jenë përballë me të dhe jo të fshihen pas identiteteve të rreme në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar miq dhe armiqtë e mi të shumtë..desha të ndaj me juve disa gjëra. Ka disa ditë që kam marrë një seri kërcënimesh, ofendimesh e sharjesh nga më të ndryshmet. Shumica e këtyre kërcënimeve e sharjeve vijnë nga anonimë që fatkeqësisht shfrytëzojnë lirinë që u japin mediat sociale për të shfryrë dufin e tyre. Një pjesë janë nga cubat që mbështesin krycubin Berisha, por ajo që më bën të çuditem janë kërcënimet që po marr nga trimat pacifistë të pacifistit të ndjerë Rrugova.

Kjo erdhi pas një citimi që Berisha kishte bërë për mikun e tij e që unë isha vetë dëshmitar i këtij citimi. Unë nuk kam qenë roje e uçkurit të Rrugovës apo Berishës. Pavarsisht se gojët e liga thonë që Rrugova kur pinte kthehej në një manjak seksual apo Berisha nën ndikimet anësore të Haloperidolit që pinte ishte kthyer në një impotent. Në jetën time nuk kam dashur asnjëherë të jem i famshëm apo me emër. Do kisha dashur të kisha qenë më mirë çoban i dhive që dikur në rininë e tij ruante Berisha, se sa ta ruaja Berishen vetë.

Por e kaluara nuk kthehet as nuk blihet me asgjë. Kam qenë me fat që edhe pse kam qenë pjesë e stanit kriminal të Berishës që nuk kam bërë krime. Të jeni të sigurtë që po të isha i përzier me krimet e tij do te isha ose pranë tij ose në varreza. Një fjalë kisha për këta pacifistat e Rrugovës, po të ishit aq trima sa tregoheni të fshehur pas anonimatit, do tu ishit bashkuar luftëtarve të UÇK-së e jo te iknit nga sytë-këmbët e të shullaheshit në plazhet e Shqipërisë, kur luftëtarët e lirisë derdhnin gjakun për lirinë tuaj e kur lideri juaj shpirtëror takohej në Beograd me vrasësin e shqiptarëve.

Disa të tjerë me thonë që të bëri njeri Berisha..unë u them këtyre, që Berisha nuk është bërë njeri për vete e jo të më bëjë mua. Ca të tjerë më thonë që ke ngrënë bukën e Berishës. Këtyre u them që unë kam ngrinë vetëm bukën që kam fituar me djersën time e jo atë haram që ka ngrënë Berisha me sahanlëpirësit e vet. Ca të tjerë thonë qe je shitur tek Rama apo Meta. Në jetën time as nuk më ka blerë njeri e as nuk mund të më blejë jo se jam i pasur apo nuk kam nevojë për para. Jam i varfër, jetojë në varfëri , por nuk mund të pranoj të jem në një krah me ata që kanë qenë pjesë e një qeverie që ka dhënë urdhrin për mua që të qëllohet pa paralajmërim ku të shihet. Bëhet fjalë për qeverinë ‘Nano’ të vitit ’98, pjesë e së cilës kanë qenë Rama e Meta. Nuk besoj që Rama t’i ketë ikur urrejtja për mua që më quante si drejtuesin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit, që e detyroi të ikte nga zyra komode e ministrit me çorape për tu fshehur në bodrumin e ‘Hotel Rognerit’, apo Meta nuk mund të ketë harruar atë kohë kur rrinte përpara meje me qëndrim të përulur që të merrte një përshëndetje.

E ndjej si një detyrim për shqiptarët dhe si një pastrim të shpirtit që të tregoj me vërtetësi pa asnjë deformim ose urrejtje personale ato që di apo kam qenë dëshmitar në lidhje me Berishën apo ndodhi të tjera. Po ju them diçka, nuk e njoh frikën, nuk mund të më frikësojë asgjë. As vdekja e as burgu. Aq më tepër kërcënimet e pacifistëve të Rrugovës apo ato të cubave të Berishës. Nuk më ka pëlqyer as nuk më pëlqen të ankohem. Nuk jam ankuar as atëherë kur për mua u vunë shuma të mëdha parash për të më vrarë.

Shumën nuk e them se i ngelet qejfi Tomës, por killeri që kishte marrë përsipër këtë vrasje, pasi mori kaparin më çon fjalë nëpërmes një mikut tim që bëj kujdes se duan të vrasin dhe u kthye në vendlindjen e vet në Prishtinë. Ju them armiqve të mi që nuk kam frikë, jo se jam ndonjë trim apo budalla, por unë e ndjej që jam me të drejtën e po bëj diçka të dobishme. Nuk jam fshehur asnjëherë as nuk do të fshihem. Adresën e dini, po ju pres. Mund t’ju qeras me ndonjë salep po më dhatë mundësinë. Armë nuk posedoj sepse vazhdimisht jam i kontrolluar nga policia turke. Por kisha një lutje për Argitën, që po pate mundësi ma dërgo atë pistoletën e vogël që të pata dhuruar kur u ktheve nga arratisja që bëre në Itali në mars 1997. Respekt të gjithëve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button