Irani intensifikon sulmet me raketa ndaj Jerusalemit
Një rritje e sulmeve iraniane me raketa ndaj Jerusalemit u raportua dje në mbrëmje dhe këtë mëngjes, por nuk pati viktima, sipas BBC.
Sulmet e tjera iraniane janë drejtuar në Izraelin verior dhe jugor.
Natën e kaluar, Izraeli goditi Teheranin, duke shënjestruar sërish atë që e quajti “infrastrukturë” të regjimit iranian.
Ushtria izraelite vlerëson se Irani ka më shumë se 150 lëshues raketash funksionalë dhe disa qindra raketa balistike.
Media izraelite “Kan News” raportoi mbrëmë se, që nga fillimi i luftës, iranianët kanë lëshuar rreth 900 raketa balistike – 350 prej të cilave – të drejtuara kundër Izraelit dhe pothuajse të gjitha të tjerat kundër shteteve arabe të Gjirit.
Një video e re e ndarë nga agjencia iraniane e lajmeve WANA – duket se tregon Iranin duke lëshuar raketa gjatë natës nga një vendndodhje e pazbuluar.
Edhe pse Izraeli deklaroi së fundmi se e ka ndaluar Iranin të prodhojë raketa të reja, një zëdhënës i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tha se edhe gjatë kohës së luftës, industria e raketave të Iranit po performon në një nivel të lartë, pa shqetësime për prodhimin ose rezervat. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.