☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Izrael, koalicioni me ekstremin e djathtë “përkeqëson” marrëdhëniet me SHBA-BE

Në marrëveshjen e koalicionit të vulosur momentet e fundit, ekstremi i djathtë i Izraelit i dha kryeministrit Benjamin Netanyahu shumicën e nevojshme për të qëndruar në pushtet.

Për të majtën, kjo lëvizje nuk ishte gjë tjetër, veçse një dështim. Në negociatat e zgjatura për rreth 11 orë, Netanyahu u detyrua t’ia lëshonte Ministrinë e fuqishme të Drejtësisë partisë “Bayit Yehudi” apo “shtëpia e hebrenjve”, mbështetëse e palëkundur e kolonive.

Udhëheqësi i saj, Naftali Bennett është kundër krijimit të një shteti palestinez, gëzon mbështetjen e komuniteteve të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, e ka bërë thirrje për aneksimin e disa pjesëve të territorit të pushtuar.

Varësia prej një force të tillë politike rrezikon t’i kompromentojë akoma më shumë marrëdhëniet e acaruara të Netanyahut me aleatin e tij kryesor, Uashingtonin, por edhe me Europën.

Dy partitë fetare “Shas” dhe “UTJ” vunë si kusht, që kryeministri të rrëzojë përpjekjet e qeverisë së mëparshme për kufizimin e pushtetit të ultra-ortodoksëve. Të gjitha forcat politike, të bashkuara me partinë “Likud”, arrijnë me vështirësi të madhe një mazhorancë tepër të brishtë prej 61 vendesh në “Knessetin” (Parlamentin) izraelit me 120 vende gjithsej.

Marrëveshja u arrit 7 javë pasi “Likud” fitoi zgjedhjet e përgjithshme, por pa mundur të siguronte shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Netanyahu, i cili për herë të parë në poltronin e kryeministrit është ulur në 1996-n, tani është drejt mandatit të tij të katërt në këtë post.

Përgjatë 67 viteve të historisë së tij, Izraeli nuk ka njohur ndonjë formë tjetër qeverisjeje, përveç koalicionit shumëpartiak, sepse asnjë forcë politike nuk ka siguruar kurrë një mazhorancë dërrmuese në zgjedhje.

Megjithatë, rrallëherë ka ndodhur në të shkuarën, që procesi i krijimit të ekzekutivit të zvarritej kaq shumë dhe të krijohej me kaq vështirësi e presion, sa ky i fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.