☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,319 ▼ -0.61% ETH $1,997 ▲ +0.03% XRP $1.3390 ▲ +0.02% SOL $83.0300 ▼ -0.54%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në një postim të sajin në rrjetet sociale, reagoi pas vizitës në Jeruzalem, të një delegacioni nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sokol Dedja.

“Kryetarja e Drejtorisë Politike dhe Strategjike, Aliza Ben-Noun, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Dedja një certifikatë mirënjohjeje për popullin shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Delegacioni diskutoi një sërë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë kibernetike dhe rinovimin e fluturimeve direkte midis dy vendeve”, shkruan Ministria e Jashtme e Izraelit, në Facebook.

Të dyja palët, diskutuan gjithashtu, edhe për bashkëpunimin në fushën e studimeve dhe kujtimit të Holokaustit dhe hapjen e Muzeut Hebre Shqiptar në Vlorë.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit priti së fundmi në Jeruzalem një delegacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sokol Dedja”, thuhet në postimin e MEPJ izraelite.

“Në fillim të takimit, Kryetarja e Drejtorisë Politike dhe Strategjike, Aliza Ben-Noun, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Dedja një certifikatë mirënjohjeje për popullin shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Të dyja palët diskutuan bashkëpunimin në fushën e studimeve dhe kujtimit të Holokaustit dhe hapjen e Muzeut Hebre Shqiptar në Vlorë”, thekson MEPJ e Izraelit.

“Delegacioni diskutoi një sërë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë kibernetike dhe rinovimin e fluturimeve direkte midis dy vendeve”, thuhet në postim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.