Izraeli: IDF shkatërroi një tjetër urë kyçe në Libanin jugor

TEL AVIV, 7 prill /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite (IDF) tha sot se ka shkatërruar një tjetër urë strategjikisht të rëndësishme mbi lumin Litani në Libanin jugor, duke akuzuar milicinë Hezbollah të mbështetur nga Irani se e përdor atë për të kontrabanduar armë në jug të vendit.
“Sulmi ndodhi sot”, tha IDF-ja duke shtuar se shtatë ura dhe kalime në jug të vendit janë shkatërruar në javët e fundit.
Ato janë pjesë e infrastrukturës civile të vendit dhe lidhin jugun me pjesën tjetër të vendit.
Burime libaneze të sigurisë konfirmuan se shtatë ura të rëndësishme janë shkatërruar deri më tani nga sulmet izraelite, të cilat kanë kufizuar ndjeshëm aksesin dhe rrugët e transportit në jug.
“Pothuajse 1500 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit pesë javë më parë”, tha dje në mbrëmje Ministria e Shëndetësisë libaneze. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.