🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.47 ▲3.24%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,882 ▼ -1.38% ETH $2,178 ▼ -3.26% XRP $1.3292 ▼ -4.11% SOL $82.1000 ▼ -2.94%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.47 ▲3.24 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.47 ▲3.24 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Izraeli kalon ligjin për ndërtimet në territoret palestineze

Izraeli ka miratuar një ligj kontradiktor që parashikon legalizimin e 3.800 banesave të ndërtuara në një tokë private në Palestinë, në Bregun Perëndimor.

Në bazë të ligjit, pronarët origjinalë palestinezë do të kompensohen në rrugë financiare, ose do t’u jepen prona alternative.

Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka mbajtur një qëndrim më të butë ndaj aktivitetit ndërtimor të Izraelit krahasuar me parardhësin e tij në detyrë, Barack Obama, që ishte një kritik i zëshëm.

Ligji i ri i shtetit hebre vjen pavarësisht përshkallëzimit të aktivitetit të shtrirjes së ndërtimeve në javët e fundit. I nxitur pikërisht nga qasja e administratës së re amerikane, Izraeli ka avancuar planet në fjalë.

Mbi 600 mijë hebrenj jetojnë në rreth 140 ndërtime të ngritura që prej pushtimit të Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor në vitin 1967. Në bazë të ligjit ndërkombëtar, ndërtimet konsiderohen të paligjshme, por Izraeli është gati ta sfidojë atë.

Palestinezët deklarojnë se, ky vendim i fqinjit të tyre dëmton procesin e paqes dhe shanset e tyre për të krijuar një shtet.

Sidoqoftë, kalimi i ligjit ka më tepër karakter simbolik. Prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka deklaruar se ligji është jokushtetues dhe se nuk do ta mbrojë atë në Gjykatën Supreme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.